Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“The Godfather” dhe Mafia: Historia “sekrete” e një raporti kontradiktor

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
“The Godfather” dhe Mafia: Historia “sekrete” e një raporti kontradiktor

Njëzetetetë qershorin e vitit 1971, Francis Ford Coppola ishte duke i kryer disa modifikime të përshtatjes së kushtueshme dhe asokohe të diskutueshme kinematografike, të librit bestseller të Mario Puzio-s “The Godfather” (Kumbari).

Atë ditë Coppola po xhironte disa skena të masakrës së famshme, pas së cilës Michael Corleone merr komandën e degës së Cosa Nostra-s në Nju Jork.

Në të njëjtën ditë, gjatë një mbledhje në Columbus Circle, vetëm katër blloqe larg nga vendit të xhirimeve, një vrasës i vërtetë u përpoq të ekzekutonte bosin e mafies Joe Colombo (kreu i njërës nga 5 familjet kriminale të Nju Jorkut), i cili nuk vdiq, por qëndroi në koma deri në vitin 1978, vit kur edhe ndërroi jetë.

Atentati i hapi rrugë një lufte tejet të përgjakshme mes mafies, por përfundoi me një lidhje të çuditshme mes vetë Colombo-s dhe filmit që po xhirohej, që ndoshta pa të, nuk do të kishte parë dritën e shfaqjes. Kumbari, kapitulli i parë i trilogjisë së famshme, doli në kinematë amerikane në vitin 1972, dhe pothuajse menjëherë u bë një film kult.

Sot ai konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj të realizuar ndonjëherë, por jo të gjithë e dinë se regjisorit, Francis Ford Coppola, dhe producentit Al Ruddy, iu desh të përballen me shumë probleme, pikërisht me mafien e vërtetë.

Lidhja për të Drejtat Civile të italo-amerikanëve, një shoqatë e themeluar pikërisht nga Joe Colombo në mesin e viteve 1960, me qëllim kundërshtimin e stereotipave shpifëse rreth amerikanëve me origjinë italiane, aq shumë të përhapura në Shtetet e Bashkuara.

Lidhja kundërshtoi me forcë xhirimet e filmit, që sipas anëtarëve të saj (mes të cilëve dallohej këngëtari i famshëm Frank Sinatra), do të kontribuonte për denigrimin e imazhit të italo-amerikanëve, aq sa xhirimet u ndërprenë për disa ditë.

Në fund, Al Ruddy arriti një marrëveshje me Colombo-n: fjala mafie nuk do të përmendej asnjëherë në film, dhe shoqata fitoi të “të drejtën për të konsultuar” regjisorin e filmit. Megjithatë, sipas një dokumentari të transmetuar më vonë në kanalin televiziv C4, që bazohet tek libri i Halan Lebo “Trashëgimia e Kumbarit”, ndërhyrja e familjes Colombo në film do të kishte qenë e një lloji krejtësisht tjetër: bosi kishte kërkuar para për ta lejuar regjisorin të xhironte skenat e programuara në “Little Italy”, zona e ndikimit të këtij bosi.

Sidoqoftë, Lidhja u përfshi në realizimin e filmit, dhe shumë mafiozë të vërtetë ishin të pranishëm në shesh-xhirim. Mes tyre ishte edhe Lenny Montana, truproja i një anëtari të moshuar të klanit Colombo. Montana kishte qenë një kampion në Wrestling, dhe më pas nga mesi i viteve 1960, u bë një nga vrasësit e familjes, i specializuar në vënien e zjarreve me anë të metoda të çuditshme: një herë lidhi një leckë të lyer me vajguri në bishtin e një miu, e ndezi dhe pastaj e hodhi kafshën në ndërtesën që do të digjte.

Kur Coppola dhe Ruddy e panë, mbetën shumë të impresionuar nga lartësia e tij (1.98 m), si dhe nga pamja e tij e frikshme fizike, sa që thuajse menjëherë ia besuan rolin e Luca Brasi-it. Megjithatë, disa skena u desh të rishkruhen, sepse ky kriminel i rrezikshëm vuante nga kriza nervore, kur duhej të dilte në skenë me aktorin Marlon Brando, aq sa regjisori e shndërroi atë një tipar dallues të personalitetit të Luca Brasi-it.

Shfaqja tek filmi “The Godfather” i ndryshoi jetën Lenny Montana-s, për shkak se vazhdoi të luajë sërish në kinematografi, si në film ashtu edhe në disa seriale televizive, pothuajse gjithmonë me rolet karakteristike, të një gangsteri apo truproje.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: “The Godfather”historia “sekrete”mafiaraporti kontradiktor

TË LIDHURA

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Brazili “shpartallon” Australinë me rezultatin 4 me 0

Brazili "shpartallon" Australinë me rezultatin 4 me 0

Tërhiqet Albin Kurti: Nuk i fusim dot në burg Thaçin dhe Veselin

Tërhiqet Albin Kurti: Nuk i fusim dot në burg Thaçin dhe Veselin

Arabia Saudite është e gatshme të ndihmojë Katarin

Arabia Saudite është e gatshme të ndihmojë Katarin







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com