Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Gjysmën e akullores po ja ruaj motrës”, preku zemrat e shqiptarëve, 9-vjeçarja merr surprizën e jetës

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Gjysmën e akullores po ja ruaj motrës”, preku zemrat e shqiptarëve, 9-vjeçarja merr surprizën e jetës

Pak ditë më parë, historia e trishtë e Marselës 9 vjeçare, e cila jeton në Qafë Krrabë preku zemrat e shqiptarëve. Vajza e vogël bashkë me të atin e saj ktheheshin nga spitali, ku i ati kishte sakrifikuar gjithçka kishte për të blerë ilaçet e vajzës së tij

Ajo çka e bënte prekëse këtë histori ishte një akullore e pangrënë, pasi Marsela e ruante atë për të motrën e vogël, pasi i ati nuk kishte më lek te blinte një të tillë.

Pas këtij shkrimi me dhjetëra shqiptarë kanë kontaktuar me gazetarin Xhensil Shkëmbi duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar dhe dhuruar, ndërkohë që disa prej tyre nuk kanë humbur kohë duke shkuar që sot në familjen e varfër Baka.

Në foto është një vajzë e vogël nga Elbasani, e cila “detyroi” prindin e saj të blinte dy biçikleta e për t’i çuar te Marsela e vogël dhe motra e saj, duke i gëzuar pa masë.

“Sot takuam Marselen dhe familjen e saj. Nga ndihmat që të gjithë ju dërguat u mblodhen mbi 3.5 milionë lek (të vjetra) përpos tyre, ushqime pothuajse për një vit, veshje, dy smartphone, dy biçikleta etj.Vajza dhe djem nga Korça dhe Tirana takuan sot familjen Baka, qershia mbi tortë ishte menaxheri i Elvana Gjatës, Andi Islami bashkë me Julkën që përpos ndihmës dhe fustanve të bukura i dhanë mesazhin më të bukur Marselës së vogël. Në pamundësi për të ardhur vetë, këngëtarja e preferuar e Marselës, Elvana Gjata, i kishte dërguar një video mesazh sa emocionues aq edhe motivues. Ju falendendojmë të gjithë ju që hapët zemrën dhe ndihmuat kaq shumë për vetëm 7 ditë!”, shkruan gazetari.

Si nisi historia:

Akullorja gjysmë e ngrënë, të të hajë shpirtin…

Sot po kthehesha nga Tirana për në Korçë. Tek rrethrrotullimi i TEG një burri veshur i keq, me një vajzë në dorë që u kërkonte me mëshirë makinave të ndalonin. Kishte nevojë të shkonte në shtëpi mbase. Ndaloj, e pyes, donte të shkonte në Qafë Krrabë.

“Më lir deri në tuneli se iki në këmbë në fshat, veç aman më merr” – më thotë.

Hipën, bashkë me vajzën që sa e zgjuar dhe e buzëqeshur dukej. Filloj e pyes.

“Jam Marsela, jam 9 vjeç, jam në klasën e 3-të, më pëlqen lënda e gjuhës shqipe, dua të bëhem mësuese”

Po në Tiranë çfarë bëre?

Isha e sëmurë, më dhimbte barku dhe babi më çoi në spital.

Mirë dole?

E nxorën me disa krimba në stomak, aman, kush i merr vesh ata doktorët e Tiranës. As të sqarojnë asgjë – më thotë i ati.

I more ilaçe vajzës?

Ja mora, 35 mijë më vajtën.

Epo mirë, të shkuara. Çfarë punon?

Unë ku të dalë. Ndërtim, toka, kam një lopë. Me vështirësi të madhe shumë.

Po lekët për ilaçet e vajzës?

Shita një metër dru, i nxora këtu në tuneli në krah, erdhi një nga këta të furrës mi mori.

Marsela po rrinte dhe veç dëgjonte. I dhashë telefonin të vendoste muzikën e saj të preferuar. Vendosi Elvana Gjatën.

Unë nuk e pëlqej fare këtë – i them.

Unë e pëlqej, se vishet shumë bukur. Dhe dua që kur te rritem të paktën të vishem njëherë si ajo.

Më kaploi një heshtje në mendime, nuk doja ta pyesja më. E kuptova sa te varfër ishin. Po më bëri përshtypje akullorja që e mbante në dorë dhe nuk e hante.

Po këtë akulloren pse nuk e ha o Marsela?

Unë e hëngra gjysmën, gjysmën do ja çoj motrës në shtëpi. Se babi vetëm 3 qind lek kishte dhe vetëm mua më mori. E dua tja jap motrës gjysmën. Vëllai nuk mërzitet se ai është djalë.

Nuk fola më. Fare. Po më qante shpirti. Nuk po doja veten. Kisha harruar bekimet e Zotit që të fal çdo ditë. Kisha harruar mbase edhe realitetin që jetojmë.

Marsela, unë të premtoj që do vij të të takoj.

Dakord, të vish, ama po erdhe do i sjellësh edhe vëllait një akullore, se edhe atë e dua shumë.

Ikën, i përshëndeta, ama akull mu bë shpirti…

TË LIDHURA

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë
Aktualitet

U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Bekim Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese me kokainë

21:19 | 03/10/2025
Tjetër aksident në vend, polici përplas për vdekje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi
Aktualitet

Tjetër aksident në vend, polici përplas për vdekje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi

20:19 | 03/10/2025
U gjet i pajetë në breg të lumit Mat, dyshohet se 65-vjeçari u vra me armë zjarri, zbardhet identiteti
Aktualitet

U gjet i pajetë në breg të lumit Mat, dyshohet se 65-vjeçari u vra me armë zjarri, zbardhet identiteti

19:38 | 03/10/2025
Next Post
Rama reagon për sulmet në Izrael: Thellësisht i pikëlluar! Shqipëria qëndron krah myslimanëve që kanë zgjedhur rrugën e paqes

Rama reagon për sulmet në Izrael: Thellësisht i pikëlluar! Shqipëria qëndron krah myslimanëve që kanë zgjedhur rrugën e paqes

“Dhunë në familje”, policia shkon në adresën e gabuar, vret 52-vjeçarin

“Dhunë në familje”, policia shkon në adresën e gabuar, vret 52-vjeçarin

Kriza energjetike/Rama: Vendosëm të mos e rrisim çmimin për familjet dhe bizneset e vogla

Edi Rama ndan lajmin me policët dhe zjarrfikësit, ja sa do të shkojnë pagat nga drejtuesit madhor deri te inspektorët

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen
Bota

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

by mirseda
22:40 | 03/10/2025
0

Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të...

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

22:19 | 03/10/2025
Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

21:58 | 03/10/2025
SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

21:40 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com