Gjykata e Tiranë i ka liruar katër protestuesit e ndaluar për protestën para bashkisë së Tiranës duke u dhënë masën “detyrim paraqitje, por jo vetëm aq.
Drejtues të Partisë Demokratike, si z. Flamur Noka, të cilët kanë qënë duke pritur vendimin për protestuesit, reaguan ashpër.
Z. Noka tha se masa që u dha protestuesve nuk ishte dëgjuar në 33 vite. Drejtësia e re për të mbrojtur hajdutërinë, shpiku një masë të re, – tha Noka. – Përveç detyrimit me paraqitje, u ndalon daljen në vende publike, pra të drejtën e protestës.
Por të jeni të sigurtë se Erion Veliaj do të kërrehet nga aty ku është!”