Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata e Apelit jep vendimin për policët e kufirit në Kukës

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Gjykata e Apelit jep vendimin për policët e kufirit në Kukës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe krimin e organizuar la në fuqi në pjesën më të madhe vendimarrjen e Shkallës së Parë për dhjetëra punonjës policie të kufirit të Kukësit që u arrestuan në muajin prill të vitit 2022 me akuzat e korrupsionit, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Një hetim i SPAK dhe i Prokurorisë Speciale të Kosovës u përmbyll një vit e gjysmë më pare me arrestimin e mbi 50 oficerëve të policisë në dy krahët e kufirit. SPAK njoftoi atëherë se ishin marrë masa arresti për 32 oficerë të policisë kufitare në Drejtorinë e Policisë në Kukës të cilët akuzohen për “312 episode të veprimeve korruptive”. Një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe në krahun tjetër të kufirit, ku Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës njoftuan arrestimin e 20 oficerëve të policisë së pikës kufitare të Vermicës.

Sipas prokurorisë gjatë hetimeve janë verifikuar raste të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptarë dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Po ashtu, të dënuarit u akuzuan se kishin favorizuar futjen e mallrave kontrabandë, trafikun e automjeteve, si dhe kalimin e kufirit nga persona të ndryshëm me probleme ligjore.

Nga 30 të pandehurit e dërguar për gjykim, në shkallën e parë u deklaruan të pafajshëm 7 prej tyre. Nga të akuzuarit e deklaruar fajtorë u dënuan 19 vetë me nga 1 vit e 4 muaj burgim, por këto dënime u pezulluan. Me nga 1 vit e 8 muaj u dënuan dy të tjerë që u lanë në burg për të shlyer pjesën e mbetur nga paraburgimi, ndërsa tre të tjerë u dënuan me nga 8 muaj heqje lirie dhe u shua masa e sigurimit personal, pasi e kishin kryer vuajtjen e dënimit të dhënë.

Apeli vendosi të mërkurën më 22 nëntor të ulë dënimin e një të pandehuri nga 1 vit e 4 muaj burgim në 10 muaj heqje lirie; dy të pandehur të deklaruar të pafajshëm në shkallën e parë u gjetën fajtorë për “Korrupsion pasiv…” dhe u dënuan me nga 1 vit e 4 muaj burgim, por që u pezulluan; ndërsa 19 u vendosën në provë nga Apeli për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur pa vuajtur të dënimit të dhënë nga gjykata. Po ashtu, u lanë në fuqi dënimet plotësuese për ndalimin e ish-oficerëve të policisë për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare, që i’u shtua edhe dy të pandehurve të deklaruar të pafajshëm në Shkallën e Parë, por që u gjetën fajtorë në Apel.

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara
Aktualitet

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë
Aktualitet

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
Next Post
Sulmi i dyshuar si terrorist në pikëkalimin Kanada-SHBA, raportohet dy të vdekur

Sulmi i dyshuar si terrorist në pikëkalimin Kanada-SHBA, raportohet dy të vdekur

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet

Shenja delikate që çoi në zbulimin e kancerit të modeles italiane në moshën 30-vjeçare

Shenja delikate që çoi në zbulimin e kancerit të modeles italiane në moshën 30-vjeçare

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com