Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjykata amerikane bllokon vendimin e Trump: Pa studentët e huaj, Harvardi nuk është Harvard!

9 muaj ago
in Bota
Gjykata amerikane bllokon vendimin e Trump: Pa studentët e huaj, Harvardi nuk është Harvard!

Një gjykatës federal në SHBA bllokoi të premten vendimin e administratës Trump për të ndaluar universitetin Harvard nga pranimi i studentëve të huaj, një veprim që universiteti e quajti në padinë e tij si një “hakmarrje antikushtetuese” ndaj refuzimit të kërkesave politike të Shtëpisë së Bardhë.

Në padinë e paraqitur të premten në gjykatën federale në Boston, Harvard pretendon se veprimi i qeverisë shkel Amendamentin e Parë të Kushtetutës dhe do të ketë një “efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues për Harvardin dhe më shumë se 7,000 mbajtës vizash”.

“Me një të rënë të lapsit, qeveria ka tentuar të fshijë një të katërtën e trupës studentore të Harvardit – studentët ndërkombëtarë që kontribuojnë ndjeshëm në universitet dhe misionin e tij,” thuhet në padi. “Pa studentët e saj ndërkombëtarë, Harvardi nuk është më Harvard.”

Urdhri ndalues i përkohshëm u dha nga gjykatësja e Distriktit, Allison Burroughs.

Vendimi i administratës Trump ka shkaktuar kaos në kampus vetëm disa ditë para diplomimit. Në dokumentet e gjykatës, Harvard shpjegon se studentët e huaj që drejtojnë laboratorë, japin mësim, asistojnë profesorët dhe janë pjesë e ekipeve sportive të universitetit, tani duhet të vendosin nëse do të transferohen apo do të rrezikojnë të humbasin statusin ligjor për të qëndruar në SHBA.

Ndikimi është më i madh në shkollat pasuniversitare, si Harvard Kennedy School, ku pothuajse gjysma e studentëve janë të huaj, dhe në Harvard Business School, ku një e treta e studentëve janë ndërkombëtarë.

Më shumë se një e katërta e studentëve të regjistruar në Harvard janë studentë të huaj.

Përveç ndikimit tek studentët aktualë, ky vendim ndalon mijëra të rinj që planifikonin të vinin për semestrin e verës apo të vjeshtës. Sipas universitetit, vendimi e vendos Harvardin në një pozitë të pafavorshme në konkurrencën për studentët më të mirë të botës, dhe madje edhe nëse situata rregullohet, kandidatët e ardhshëm mund të hezitojnë të aplikojnë për shkak të frikës nga përndjekje të tjera nga qeveria amerikane.

Nëse ky vendim i qeverisë mbetet në fuqi, Harvard thotë se nuk do të mund të ofrojë pranim për studentë të rinj ndërkombëtarë për të paktën dy vite akademike. Universitetet që humbasin certifikimin federal nuk mund të aplikojnë sërish për një vit.

Harvardi numëron rreth 6,800 studentë të huaj të regjistruar në kampusin e tij në Cambridge, Massachusetts, shumica janë studentë të ciklit të dytë dhe vijnë nga më shumë se 100 vende të ndryshme.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpalli vendimin të enjten, duke akuzuar Harvardin për krijimin e një mjedisi të pasigurt në kampus duke lejuar, sipas tyre, “agitatorë anti-amerikanë dhe pro-terroristë” të sulmojnë studentët hebrenj. Gjithashtu, Harvard u akuzua për bashkëpunim me Partinë Komuniste Kineze, me pretendimin se universiteti kishte mikpritur dhe trajnuar anëtarë të një grupi paraushtarak kinez deri në vitin 2024.

Presidenti i Harvardit, Alan Garber, deklaroi më herët këtë muaj se universiteti ka ndërmarrë reforma në qeverisje gjatë 18 muajve të fundit, përfshirë një strategji të gjerë për të luftuar antisemitizmin. Ai theksoi se Harvard nuk do të heqë dorë nga “parimet e tij themelore dhe të mbrojtura me ligj” për shkak të frikës nga hakmarrja politike. Universiteti ka bërë të ditur se do të përgjigjet në një kohë të mëvonshme për akuzat që janë ngritur fillimisht nga republikanët në Kongres lidhur me marrëdhëniet e mundshme me Partinë Komuniste të Kinës. /noa.al me të dhëna nga AP

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com