Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

“Gjuha e shtypit”, Shoqata e Gjuhësisë: Mënjanoni fjalët e huaja

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
“Gjuha e shtypit”, Shoqata e Gjuhësisë: Mënjanoni fjalët e huaja

Pjesëmarrësit e konferencës shkencore me temë “Gjuha e shtypit”, të zhvilluar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në hapjen e veprimtarisë së përvitshme “Java e Albanologjisë”, pasi dëgjuan kumtesat e programit dhe diskutimet rreth tyre, ku u vunë në dukje mjaft të meta dhe u shprehën shqetësime për gjuhën e shtypit, miratuan një thirrje që ua kanë përcjellë medieve.

Ata, duke njohur dhe vlerësuar rëndësinë që ka gjuha e shtypit për zhvillimin e mëtejshëm të shqipes standarde, për pasurimin e saj me fjalë e shprehje të reja, për mënjanimin e fjalëve të huaja të panevojshme dhe për ngritjen e kulturës gjuhësore të shoqërisë, e quajnë të nevojshme të bëjnë thirrje për të treguar kujdes më të madh për kulturën gjuhësore në shtypin e shkruar e të folur dhe për të bërë një kthesë të ndjeshme drejt përmirësimit të gjendjes së sotme, shkruan gazeta shqiptare.

“Kultura gjuhësore e shtypit dhe kujdesi për mbarëvajtjen e gjuhës shqipe në tërësi janë, pa dyshim, tipar themelor i qytetërimit tonë dhe shenjë domethënëse nderimi ndaj kësaj vlere të lartë kulturore të trashëguar e të ruajtur gjatë shekujve”, thuhet në thirrje.
Shoqata ka shumë anëtarë nga radhët e studiuesve dhe pedagogëve të gjuhë shqipe e të gjuhëve të huaja, njerëz të letrave, përkthyes. Në kryesi janë Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Rami Memushaj, Kujtim Kapllani, Shpëtim Çuçka.

Ata kanë parashtruar disa kërkesa:
1 – Në çdo organ shtypi ose radio a televizion të ketë një person të cilësuar për kulturën gjuhësore, i cili të shërbejë edhe si ndërlidhës me institucionet dhe organizmat shkencorë të gjuhësisë shqiptare.

Ai do të ketë detyrë: a) të përcjellë tek adresa elektronike e Qendrës së Studimeve Albanologjike (Tiranë), e Institutit Albanologjik të Prishtinës, e Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare (Tiranë) ose e Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës (Prishtinë) pyetjet e kolegëve për çështje të paqarta a të dyshimta, b) të pranojë vërejtjet e këshillimet e gjuhëtarëve dhe të veprojë për zbatimin e tyre në praktikë.
2 – Të krijohet shoqata e redaktorëve letrarë/lektorëve të shtypit, e cila të organizojë me forma të përshtatshme kualifikimin e mëtejshëm e të vijueshëm profesional të tyre në bashkëpunim me organizmat shkencorë-mësimorë në fushën e gjuhësisë.
3 – Degët e gazetarisë në universitet t’i japin rëndësi më të madhe formimit të thelluar gjuhësor të gazetarëve të ardhshëm dhe për këtë qëllim të përmirësojnë programet mësimore të lëndëve të gjuhës shqipe.
4 – Në “Ligjin për shtypin” në Shqipëri dhe në Kosovë të shtohet një nen ku të formulohet në mënyrë të përshtatshme kërkesa për përgjegjësinë morale e ligjore që duhet të mbajnë organet përkatëse të shtypit në rast të shkeljeve të rregullave e normave gjuhësore, pa i mohuar askujt të drejtën që të përdorë edhe forma të tjera të gjuhës së shkruar, të ndryshme nga gjuha standarde.
5 – Katedrat universitare të gjuhës shqipe ta përfshijnë më gjerë në veprimtarinë e tyre studimin e problematikës së gjuhës së shtypit, duke dhënë tema studimore nga kjo fushë e duke i bërë ato të njohura për praktikën.

Tags: Emil LafeKujtim KapllaniRami MemushajShoqata e GjuhësisëShpëtim Çuçka.Xhevat Lloshi

TË LIDHURA

“Nga janari deri në korrik mirëpriti 500 mijë vizitorë”, Rama
Aktualitet

“Nga janari deri në korrik mirëpriti 500 mijë vizitorë”, Rama

09:30 | 06/09/2025
9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

08:13 | 05/09/2025
Politika sfidon artin! Turqia ndaloi koncertin e këngëtarit francez për mbështetje ndaj Izraelit
Bota

Politika sfidon artin! Turqia ndaloi koncertin e këngëtarit francez për mbështetje ndaj Izraelit

08:57 | 04/09/2025
Next Post
INSTAT: Rritet numri i aksidenteve rrugore, por më pak viktima

INSTAT: Rritet numri i aksidenteve rrugore, por më pak viktima

Kryemadhi: Policia dhe krimi ekonomik, presion ndaj njerëzve të LSI-së

Kryemadhi: Policia dhe krimi ekonomik, presion ndaj njerëzve të LSI-së

Ja orari i duhur për të bërë postime në instagram

Ja orari i duhur për të bërë postime në instagram

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë
Sport

Triumf me spektakël, Kosova tregohet e madhe ndaj Suedisë

by mirseda
22:53 | 08/09/2025
0

Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa...

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

22:35 | 08/09/2025
Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

22:21 | 08/09/2025
Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

22:04 | 08/09/2025
“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

21:50 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com