GJKKO cakton masën arrest me burg për OPGJ e policisë rrugore Edison Tabaku. Efektivi nuk ka folur në seancë, por nuk e ka pranuar akuzën e dyshuar nga SPAK.
Të martën para GJKKO pritet të dalin për caktimin e masës se sigurisë dhe shefi i qarkullimit rrugor Roven Zeka dhe shefi i OPGJ-ve Sokol Novaku të ndaluar me iniciative si te dyshuar për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve të SPAK, Roven Zeka dhe 2 të tjerët kanë kërkuar 2 mijë euro para nga një grua e identifikuar si Anisa Vrioni e cila kishte bërë aksident. Kjo shumë parash e cila u sigurua nga bashkëshorti i saj Ergest Vrioni ishte që Anisa Vrioni mos të arrestohej dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.