Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gjiknuri pushton zyrën e kryeministrisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Gjiknuri pushton zyrën e kryeministrisë

Damian Gjiknuri drejton një nga ministritë më të rëndësishme në vend. Sigurisht ai ka informacione të detajuara për institucionin që drejton, por ndoshta nuk ka informacion të mjaftueshëm për godinën e institucionit. Me të drejtë mund të themi se Gjiknuri është ulur në zyrën e kryeministrisë, sepse kjo godinë ka qenë godina e kryeministrisë nga viti 1930 deri në vitin 1945.

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se nuk kemi aspak përkujdesje për institucionet historike.

Ai shkruan se “Tirana është ndër kryeqytetet e rralla në Evropë në të cilën vendet historike apo ato të institucioneve themelore të shtetit ose nuk dihen ku kanë qenë. Në Tiranë nuk ka asgjë shenjë ku ka qenë selia e Këshillit të Naltë në vitet 1920-1925 dhe 1943-1944, për të mos folur pastaj për selinë e kryeministrisë apo ministrive.

Në vitet 1931-1945 godina e Kryeministrisë ishte ngjitur me Parlamentin (teatrin e kukullave sot). Godina kishte dy institucione. Porta nga sheshi ishte Kryeministria, ndërsa porta nga drejtimi jugor, ishte Ministria e Punëve të Jashtme. Kur u krijua Ministria e Kulturës Popullore (MPK) në vitin 1941, në ish vendin e MPJ-së u vendos MKP-ja. Nga koha kur filloi të ishte seli e Këshillit të Ministrave.

Kryeministra të kësaj godine kanë qenë: Pandeli Evangjeli, 1930-1935, Mehdi Frashëri, 1935-1936, Kostaq Kotta, 1936-1939, Xhafer Ypi, 1939, Shefqet Vërlaci, 1939-1941, Mustafa Kruja, 1941-1943, Eqrem Libohova, 1943, Maliq Bushati, 1943 Eqrem Libohova, 1943, Ibrahim Biçakçiu, 1943, Rexhep Mitrovica, 1943-1944, Fiqri Dine, 1944, Ibrahim Biçakçiu, 1944 dhe Enver Hoxha, 1944-1945.” 

 

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit në Facebook

Kryeministria historike e shtetit shqiptar

Tirana është ndër kryeqytetet e rralla në Europë në të cilën vendet historike apo ato të institucioneve themelore të shtetit ose nuk dihen ku kanë qenë. Në Tiranë nuk ka asgjë shenjë ku ka qenë selia e Këshillit të Naltë në vitet 1920-1925 dhe 1943-1944, për të mos folur pastaj për selinë e kryeministrisë apo ministrive.
Selia e Këshillit të Ministrave ka qenë në vitet 1920-1921 dhe 1928-1931 aty ku është biblioteka e vjetër kombëtare (objekti i mëparshëm është shembur. Më pas, në vitet 1922-1924 shërbeu godina e sotme e Akademisë së Shkencave. Në kohën e republikës, më 1925-1928 selia e Këshillit të Ministrave ishte në ish selinë e Këshillit të Naltë (vendi para lulishtes së sotme të Kuvendit). Në vitet 1931-1945 godina e Kryeministrisë ishte ngjitur me Parlamentin (teatrin e kukullave sot). Godina kishte dy institucione. Porta nga sheshi ishte Kryeministria, ndërsa porta nga drejtimi jugor, ishte Ministria e Punëve të Jashtme. Kur u krijua Ministria e Kulturës Popullore (MPK) në vitin 1941, në ish vendin e MPJ-së u vendos MKP-ja. Nga koha kur filloi të ishte seli e Këshillit të Ministrave, 

Kryeministra të kësaj godine kanë qenë: Pandeli Evangjeli, 1930-1935, Mehdi Frashëri, 1935-1936, Kostaq Kotta, 1936-1939, Xhafer Ypi, 1939, Shefqet Vërlaci, 1939-1941, Mustafa Kruja, 1941-1943, Eqrem Libohova, 1943, Maliq Bushati, 1943 Eqrem Libohova, 1943, Ibrahim Biçakçiu, 1943, Rexhep Mitrovica, 1943-1944, Fiqri Dine, 1944, Ibrahim Biçakçiu, 1944 dhe Enver Hoxha, 1944-1945.
Traditën e mirë të krijuar të shtetit, e prishi Enver Hoxha. Ai pasi mori pushtetin e lënë bosh nga Ibrahim Biçakçiu, Hoxha qëndroi në godinë për gati një vit. Afër kishte selinë e Këshillit Nacionalçlirimtar (godina e Parlamentit, sot teatri i kukullave). Hoxha merrte pjesë rregullisht në mbledhjet e këtij këshilli sepse ishte edhe anëtar i tij.
Po çfarë shenje ka sot në këtë godinë? Një pllakat i parëndësishëm, e për më tepër i vendosur jo në vendin e ngjarjes. Ky pllakat me yll të kuq komunist mbi krye është vendosur rreth vitit 2003 (mundet të ketë zëvendësuar një paraardhëse të vjetër). Më shumë rëndësi sesa historiku i kësaj godine kanë këto fjalë: “Më 17.7.1943, një njësit gueril i Tiranës kreu aksionin në Ministrinë e Kulturës të qeverisë tradhtare dhe mori disa shaptilografë për nevojat e shtypit të partisë”. Cila parti nuk thuhet, por ylli e kupton se vetëm një parti ka pasur. Shaptilografët e vjedhur janë më të rëndësishëm se kjo godinë historike. Në të vërtetë Ministrinë e Kulturës Popullore ka qenë në anën jugore të godinës dhe jo aty ku qëndron pllaka e vetme identifikuese.

Tags: "pushton"GjiknuriKastriot Dervishikryeministrisëzyrën

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Spanjë/Çfarë ofron restoranti më i vjetër në botë

Spanjë/Çfarë ofron restoranti më i vjetër në botë

Përplasje me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur

Përplasje me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur

Festivali i Sanremos/Dyshime për plagjiaturë, Italia pezullon Ermal Metën

Festivali i Sanremos/Dyshime për plagjiaturë, Italia pezullon Ermal Metën







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

Atentati në Lezhë, shënjestër dyshohet anëtari i Nikulajve! Mbeti i plagosur bashkë me të riun!

by mirseda
08:51 | 02/02/2026
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së...

Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale – A do të shkojë Erion Veliaj sot në seancën gjyqësore?

08:26 | 02/02/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com