Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjeorgji, ia hedhin shërbimit ushtarak duke u bërë priftërinj

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjeorgji, ia hedhin shërbimit ushtarak duke u bërë priftërinj

Priftërinjtë janë të përjashtuar nga shërbimi ushtarak në Gjeorgji. Liberalët vendas po e përdorin tani këtë fakt për të ngulur këmbë për reforminin e ushtrisë.

Nika Oboladze është 26 vjeç dhe prej dy muajsh peshkop. Dhe sa herë që e thotë këtë gjë, atij i vjen për të qeshur. Nika Oboladze është zëdhënës i Partisë Liberale Girchi, një fraksion i partisë liberale Lëvizja e Bashkuar Kombëtare(UNM).

Në fund të marsit ai dhe shokët e tij kanë krijuar një kishë dhe kanë emëruar veten si peshkopë, kryepeshkopë dhe priftërinj. Kisha e tyre quhet “Kisha Gjeorgjiano-Kristiano-Protestanto-Ungjillore e Lirisë Biblike” dhe po shndërrohet në një strehë shpëtimi për të rinjtë gjeorgjianë që duan të shmangin legalisht shërbimin e detyruar ushtarak.

Shumica e gjeorgjianëve pro shërbimit ushtarak

Sfondi i këtij veprimi nuk është pacifizmi. “Shumica e gjeorgjianëve duan të shkojnë në ushtri. Por ata ndjehen të shpërdorur,” shpjegon Oboladze.

 Georgien - Nikoloz Oboladze und Levan Jgerenaia der Partei Girchi (U. Butmaloiu )Nika Oboladze (m) dhe Levan Jgerenaia

Një ndër katër rekrutë ngarkohet të shërbejë si roje objektesh ose bodyguard. “Një vit të tërë ata qëndrojnë para dyerve të Ministrive, shoqërojnë politikanë apo punojnë në në ndërtim dhe marrin 20 euro në muaj pagesë”, ankohet ai. “Dhe  e shumta gjatë gjithë kësaj kohe ata shkrepin gjithë-gjithë dhjetë fishekë.”

Shumë gjeorgjianëve nuk u pëlqen që ushtarët nuk stërviten dhe shkollohen si duhet. Atyre u kujtohen mirë ngjarjet e vitit 2008 kur tanket ruse hynë deri afër Tbilisit për shkak të luftës me provincën separatiste të Osetisë së Jugut. Edhe ndaj fqinjëve Turqisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë, ku Rusia ka një bazë ushtarake, ata kanë ndjenja të përziera.

Rregull me përjashtime

Sjellja arbitrare ndaj ushtarëve lidhet me periudhën sovjetike, kur oficerët e lartë i vinin ushtarët të ndërtonin shtëpitë e tyre private. Protestat e dikurshme kundër kësaj praktike të njohur kaluan pa u vënë shumë re për shkak të nepotizmit. Por kjo praktikë vazhdon dhe Girchi dëshiron ta ndryshojë këtë. Prandaj u ka shpërndarë 500 burrave certifikatën e priftit – dhe me këtë edhe mundësinë për t’ju shmangur shërbimit ushtarak.

Georgien ist der einjährige Dienst an der Waffe Pflicht (DW/A. Ghilan)Shumica e gjeorgjianëve pro shërbimit ushtarak

Në Gjeorgji ekziston shërbimi ushtarak një-vjeçar i detyrueshëm për të rinjtë nga mosha 18- deri 27-vjeçare. Nga ky rregull përjashtohen baballarët e fëmijëve të vegjël, studentët dhe klerikët. Familjet e pasura paguajnë disa mijëra euro dhe Ministria e Mbrojtjes i liron nga detyrimi i shërbimit ushtarak. Por me të ardhura mesatare prej 250 euro një muaj, këtë gjë nuk mund të përballojnë shumë gjeorgjianë.

Partia Girchi kërkon një shërbim ushtarak prej tre muajsh me trajnim dhe stërvitje ushtarake me cilësi të lartë dhe me pagesë të arsyeshme për të gjithë. “Me rezervistë të trajnuar keq, ne nuk mund të bëjmë asgjë në rast nevoje,” thotë Oboladze. “Ushtria e Gjeorgjisë ka nevojë për një reformë.”

Izraeli si model

Ndërkohë ka mjaft organizata si Qendra Liberale për Përfshirje Civile (CCI)që e përkrahin këtë nismë. Drejtori i saj Lasha Giorgadze thotë se ideja e tij është një ushtri e ngjashme me atë të Izraelit, pra: “e pajisur mirë, me rezervistë të trajnuar, e hapur edhe për gratë dhe me mundësi për shërbim ushtarak alternativ.”

Georgien ist der einjährige Dienst an der Waffe Pflicht (DW/A. Ghilan)

Deri tani parlamenti dhe qeveria nuk janë shprehur zyrtarisht për kërkesat për reformimin e ushtrisë. Në maj kryetari i Komisionit për Mbrojtjen dhe Sigurinë, Irakli Sesiashvili, tha se po punohet për një projektligj. Deri sa ky ligj të miratohet dhe të nisin reformat, Girchi, do të vazhdojë me aksione spektakolare./Deutsche Welle

Tags: gjeorgjikishepeshkoppriftushtar

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE
Bota

Më shumë se gjysma e britanikëve mbështesin rikthimin në BE

20:21 | 17/04/2026
Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit
Aktualitet

Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos në BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit

20:03 | 17/04/2026
Next Post
Faktet që nuk i keni dëgjuar mbi psikologjinë e njeriut

Faktet që nuk i keni dëgjuar mbi psikologjinë e njeriut

KQZ vendos nesër: PD humbi zgjedhjet, të kthejë paratë e fushatës elektorale

KQZ vendos nesër: PD humbi zgjedhjet, të kthejë paratë e fushatës elektorale

(VIDEO) Rama: Do t’i shkrij drejtoritë bujqësore. Ky sektor ka nevojë urgjente reformimi

(VIDEO) Rama: Do t’i shkrij drejtoritë bujqësore. Ky sektor ka nevojë urgjente reformimi







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com