Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Gjendet shënimi i 17-vjeçares/ Dy adoleshente u hodhën nga tarraca: Dëgjova britma

3 javë ago
in Rajoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e sotme, pasi dy vajza 17-vjeçare janë hedhur nga tarraca e një pallati 6-katësh në zonën e Ilioupolit, në Athinë.

Si pasojë e rënies, njëra prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Asklipieio” të Vulës, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.

Sipas mediave greke, në tarracën e pallatit është gjetur çanta e njërës prej vajzave, brenda së cilës ndodhej edhe një letër ku ajo shpjegonte arsyet që e çuan drejt aktit tragjik.

Burime nga policia bëjnë me dije se edhe vajza tjetër dyshohet se është hedhur bashkë me shoqen e saj, megjithatë deri tani nuk është gjetur ndonjë shënim prej saj.

Mësohet se njëra nga adoleshentet jetonte në pallatin ku ndodhi ngjarja. Dy vajzat janë ngjitur së bashku në tarracë, ndërsa dera është gjetur e mbyllur me çelës. Hetuesit dyshojnë se ato e kanë kyçur vetë derën para se të kryenin aktin ekstrem.

Një biznesmen, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, ka përshkruar momentet dramatike që përjetoi.

“Dëgjova britma dhe më pas një zhurmë shumë të fortë. Ktheva kokën dhe pashë dy vajzat. Telefonova menjëherë ambulancën dhe policinë. Ambulanca mbërriti shumë shpejt, por deri sa erdhi, qëndrova pranë vajzës që ende merrte frymë dhe i flisja, duke u përpjekur t’i jepja forcë që të mos humbiste ndjenjat.

Më pas zbriti një zonjë nga kati i parë, e cila iu afrua njërës prej vajzave dhe pa se ajo po merrte frymë. Pak më vonë erdhi edhe një djalë i ri, i cili tha se ishte vëllai i saj”, deklaroi ai, i tronditur nga ajo që kishte parë.

Sipas dëshmive të banorëve, pak para ngjarjes dy 17-vjeçaret kishin kërkuar nga administratorja e pallatit çelësat e tarracës.

“Shoqja ime i tha: ‘Janë aty ku i vendosim gjithmonë çelësat’. Ajo nuk arriti të bënte as pesë hapa dhe dëgjoi zhurmën e fortë, vajzat ishin hedhur nga tarraca. Si mund ta mendonte ajo pse i donin çelësat? Askush nuk mund ta parashikonte këtë ngjarje tragjike”, u shpreh dëshmitarja.

TË LIDHURA

Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Rajoni

Shpërthim në një fabrikë riciklimi, raportohet për disa të plagosur

22:42 | 29/05/2026
Next Post

Publikohen pamjet nga paraburgimi ku mbahen Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi dhe BE nisin projektin për modernizimin parlamentar, Peleshi: Të ecim me ritmin europian

Fermë eksperimentale në Cërrik, Rama: Zhvillim pozitiv për bujqësinë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com