Gjendet një person i vdekur në shkurre në rrugën “Njazi Meka” në zonën Allias kryeqytet.
Siç raporton gazetari i News24, Igli Çelmeta, dyshohet se i ndjeri është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Banorët e zonës kanë njoftuar policinë, që ndodhet tashmë në vendngjarje.
Njoftimi
Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.