Një 36 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Tiranë.
Ngjarja është shënuar në banesën e tij në rrugën “Shote Galica”.
“Më datë 27.12.2024, në rrugën “Shote Galica”, është vetëvarur në banesë shtetasi B.A, 36 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.