Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gazetaria tradicionale ka vdekur

9 vjet ago
in Të Gjitha
Gazetaria tradicionale ka vdekur

Para njëqind vitesh, askush s’do të mund ta kishte përfytyruar njerëzimin pa kuaj: Ato kafshë ishin element kyç për transport e bujqësi, për udhëtime, luftime e ndërtim të paqes. Megjithatë, po të ngordhte edhe kali i fundit sot, asgjë s’do të ndryshonte në mënyrën e jetesës sonë. Kuajt janë krijesa të mrekullueshme, elegante, të bukura, mirëpo ‘profesionit’ të tyre i ka kaluar vakti. Ashtu siç do t’i ndodhë edhe gazetarisë, së shpejti.

Unë i përkas një pakice gazetarësh, të cilët besojnë se profesionit tonë po i vjen fundi. Së paku, gazetarisë ashtu siç e kuptojmë ne, si gazetari e sajimit të lajmeve duke u nisur nga standardet e caktuara profesionale, për publikimin e tyre në mas-media, me dy komponentë kryesorë të gjetjes së fakteve dhe shpjegimit të kontekstit. Nuk do të kalojë shumë kohë, mbase jo më shumë se dy dekada, dhe ky lloj i gazetarisë thjesht do të jetë i tejkaluar.

Interneti e ka ndryshuar botën, ashtu siç nuk do ta kishte parashikuar askush para disa dekadash, kur ai u shpik. Përveç se e ka ndryshuar mënyrën se si komunikojmë dhe grumbullojmë lajme e informacione (përmes një “demokracie të shpërndarjes”, siç do të thoshte Om Malik-u), interneti, gjithashtu ka pasur ndikim në zakonet tona ditore dhe konceptet themelore të privatësisë, anonimitetit, rregullave të debatit publik, përgjegjësisë morale e pjesëmarrjes politike.

Një mënyrë më e vjetër e konsumimit të lajmeve, që përbën shikimin e tejzgjatur të lajmeve televizive dhe ritualin mëngjesor të shfletimit të gazetave të përditshme, është në zhdukje e sipër. Publiku më i ri –- në të vërtetë, të gjitha grupmoshat –- nuk i merr më lajmet nga industria tradicionale e mediave. Është dukuri e rëndomtë që platformat e internetit, si Twitter-i dhe Facebook-u, kanë filluar ta zënë vendin e burimeve të preferuara të lajmeve.

Për shembull, një hulumtim i vitit të kaluar tregoi se dy të tretat e fëmijëve britanikë kanë qasje në tablet në shtëpitë e tyre dhe kalojnë më shumë kohë në internet, sesa pranë televizorit. Sigurisht, ndoshta vazhdojnë të shikojnë televizor në tabletët dhe telefonët e tyre, por kërkojnë përmbajtje on-demand, jo transmetime të drejtpërdrejta televizive. Natyrisht, debati mbi formatet e programit dhe përmbajtjen është ende i hapur –- por trendet e platformave të mediave janë të pamohueshme. Pas dy dekadash, fëmijët as që do ta dinë se televizionet dikur transmetonin lajme dhe informacione.

Ose ta marrim shembull Indinë, e cila është më pak e zhvilluar ekonomiksht: Rreth 76 milionë banorë prej një popullsie 1.25-miliardëshe, ende nuk ka furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, por më shumë se 80 për qind të tyre kanë një ose më shumë telefonë celularë — në qoftë se do t’u duhej të zgjedhnin ndërmjet ujit të pastër dhe telefonëve celularë, cila, sipas jush, cila do të ishte zgjedhja e shumicës?

Dhe kush e di se çka ‘po zien’ Apple-i në laboratoret e tij. Por, pavarësisht se cila do të jetë shpikja teknologjike e radhës, gjasat janë që ajo të jetë edhe më mobile, më e personalizuar, më e vogël dhe e lidhur sa s’ka më mirë.

Ky ndërrim platformash është thelbësor për ndryshimet në profesionin e gazetarisë. ‘Cikli i lajmeve’ i platformave të reja digjitale matet me orë, dhe çdo herë e më shpesh me minuta. Formati i ri digjital është i sajuar për t’iu përshtatur ekranit, i llogaritur me fjalë dhe video të shkurta, jo me paragrafe. Kontrollimi i fakteve dhe shpërfaqja e sfondit është shumë e rrallë, në mos e pamundur. Konteksti më nuk është aq i rëndësishëm –- ajo që çon peshë është shpejtësia dhe atraksioni. Presidentët, organizatat dhe kompanitë tejnacionale i postojnë qëndrimet e tyre edhe për çështjet më të ndërlikuara! Gara për ta plasuar lajmin është më e rëndësishme se kompeticioni për lajme të barazpeshuara me integritet burimesh dhe faktesh. Shumë komentues u pajtuan se gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, postimet e shpeshta të Trump-it në Twitter patën më shumë ndikim te votuesit sesa lajmet e transmetuara nga një medium tradicional amerikan.

Dakord, BBC-ja dhe CNN-i — megjithëse në aspektin teknologjik dhe përmbajtësor janë transformuar në mënyra të paparashikueshme — me gjasë do të mbijetojnë për më shumë se dy dekada. Por shumica e mediave të tjera nuk do ta kenë këtë fat. Edhe gjigantëve do t’u duhet ta zvogëlojnë kontributin e tyre të gazetarisë për hir të ‘gazetarisë qytetare’ dhe për qasjen ‘edhe-ti-e-ke-fjalën’. Rezultati do të jetë përmbajtja edhe më tronditëse, më ekskluzive e më skandaloze.

Do të ndryshojë edhe mënyra se si do të duken dhomat e lajmeve në të ardhmen. Pas disa vitesh nuk duhet të çuditemi nëse numri i dronëve e tejkalon numrin e reporterëve. Dronët, dhe jo gazetarët, do të caktohen nga redaktorët për t’i mbuluar ngjarjet e transmetuara drejtpërdrejt, konferencat për media, trazirat qytetare e fatkeqësitë natyrore. Shpejtësia e dronëve, videolajmet, gros planet, dhe realiteti i pacensuruar janë më atraktive dhe kushtojnë më pak sesa puna e gazetarëve.

Kjo e ndryshon vrullshëm edhe mënyrën se si paratë e reklamave qarkullojnë përmes mediave, duke i shkatërruar njëherë e përgjithmonë modelet biznesore të mediave tradicionale. Ta zëmë, sporti dhe argëtimi tërheqin buxhetin më të madh për reklama në televizion, derisa lajmi, sa për krahasim, është shpenzuesi më i madh. Dhe kjo në rast se lajmi nuk është veç një grumbullim i asaj që është në internet në çfarëdo kohe. Mënyra e ‘shitjes’ së lajmeve audiencave dhe reklamuesve të fragmentuar duhet të kombinojë mjaft përmbajtje argëtuese, skandale të ndryshme, krime e fatkeqësi, ndërsa copëzat e informacioneve bëhen çdo herë e më të shkurta.

Kur i elaborova qëndrimet e mia në lidhje me këtë çështje në një konferencë para pak kohe, një i ri nga publiku më ‘kërceu’, duke thënë se gazetarët ishin pikërisht arsyeja që ai ishte bërë bloger. Ai konsideronte se roli i tij ishte ta informonte publikun në lidhje me temat dhe “të vërtetat” e ndryshme, për shkak se mediat tradicionale refuzonin ta bënin këtë gjë, apo për shkak se këtë po e bënin pandershmërisht. “Dhe”, kërkoi të dinte me gjithë pasion, “pse zhdukja e gazetarisë qenka lajm i keq?”

Lajmi nuk është as i mirë as i keq në vetvete. Është thjesht mënyra se si janë gjërat. Megjithatë, për demokracinë liberale, siç e njohim ne, rënia e profesionalizmit të gazetarisë është sigurisht lajm i keq. Zanati i gazetarisë e lehtëson debatin publik, i cili është mjet thelbësor i demokracisë: Faktet identifikohen dhe konteksti raportohet, burimet dhe bashkëbiseduesit konsultohen, hapësira dhe koha u jepen qëndrimeve të pakicës dhe mendimeve më pak të popullarizuara, përmbajtja ‘paketohet’ në mënyrë të besueshme dhe të përgjegjshme. Pa këtë, demokracia mbetet me qasjen e zërit të popullit, ku shumicat e zhurmshme i diktojnë vendimet e tyre politike të cilat çdo herë e më shumë burojnë nga vlerat ekstreme, jotolerante.

Për këtë arsye popullistët me përgjegjet e tyre të thjeshta ndaj çështjeve të ndërlikuara po zënë vend çdo herë e më shumë në debatet mbi shumë çështje të rëndësishme. Po e parafrazoj Ivan Krastev-in kur thotë: mund ta tuitosh revolucionin, por për ta reformuar shoqërinë të duhet gazetaria e mirë, e njëmendtë. Paç fat, demokraci liberale!/Obervatori Evropian i Gazetarisë

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Javë e përgjumur dhe pak gola

Javë e përgjumur dhe pak gola

Manchester United ndalet 0-0 ndaj WBA

Manchester United ndalet 0-0 ndaj WBA

Basha: Rilindja vepron me kodin e mafies

Basha: Rilindja vepron me kodin e mafies







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com