Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gati arrestimet për audio-përgjimin, u sajua për 100 mijë euro

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria
Gati arrestimet për audio-përgjimin, u sajua për 100 mijë euro

Duket se tashmë do ndryshojë tërë rrjedha e ngjarjeve në lidhje me audio-përgjimin e PD-së, pasi provat dëshmojnë se është sajuar për 100 mijë euro. Nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë këtu kur tre zyrtarët e Partisë Demokratike u paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për tu pyetur lidhur me audio-përgjimin që publikuan për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kaq mjaftoi që PD, në vazhdën e akuzave të mos i ndahej ministrit Xhafaj, madje shpesh edhe të protestonte. Partia Demokratike, në vijim të një skenari të strukturuar, vijoi me serinë e akuzave ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke publikuar audio-përgjimin, që sipas saj, i përket një bisede të zhvilluar midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit, me një trafikant droge, “Bashkëpunëtori X”.

Audio-përgjimi shkaktoi një revoltë të hapur nga ana e klasës politike, duke gjetur shkas që edhe të bllokonin foltoren, madje Basha në mënyrë të shpeshtë bënte lidhje me anë të Facebook-ut nga Kuvendi. Pjesëtarë të opozitës kërkojnë nga Xhafaj që të japë dorëheqjen nga detyra. 

Dalin në dritë të dhëna të reja 

Një shumë financiare prej 100 mijë eurosh besohet se është paguar për të krijuar audio-përgjimin e rremë mes dëshmitarit X, Albert Veliu dhe një 45-vjeçari nga Novosela, shok i Veliut, ose siç njihet ndryshe tashmë në publik si “Babalja”. Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” kjo shifër ka dalë nga dëshmia e dëshmitarit të vetëofruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i cili ka marrë përsipër autorësinë e videos, duke pohuar se personi që ka bërë rolin e Agron allias Geron Xhafaj, është pikërisht ai vetë. Banori nga fshati Novoselë, u ka deklaruar anëtarëve të grupit hetimor se shifrën prej 100 mijë eurosh ja ka përmendur Babalja, gjatë kohës kur ai i ka bërë ofertën, në mënyrë që ai të bënte rolin e trafikantit në këtë audio-përgjim, atë të Agron Xhafaj.

Dëshmitari i vetëofruar ka deklaruar se emrin e personit që do financonte punën e tyre për të krijuar një audio-përgjim me tematikë trafikun e drogës, nuk ja ka thënë Babalja, por banori i Novoselës ka këmbëngulur se e gjithë sasia e eurove duhet të jetë marrë nga Albert Veliu. Ky i fundit tashmë ka kërkuar strehim politik në Kosovë, duke pretenduar se në Shqipëri i rrezikohet jeta. “Shqiptarja.com” mëson se dëshmia e banorit të Novoselës, gjen përputhje edhe me disa biseda të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku 45-vjeçari dhe Babalja diskutojnë me njëri-tjetrin për ndarjen e fitimit, menjëherë sapo kanë parë që audio-përgjimi është botuar publikisht nga Partia Demokratike, në të gjitha mediat e vendit. Në këto biseda të përgjuara, 45-vjeçari nga Novosela, i kujton Babales se duhet të jepte pjesën e premtuar të parave, pasi në të kundërt ai hidhej nga krahu tjetër, duke nënkuptuar se do kalonte nga forca politike e PS, dhe do tregonte të gjithë të vërtetën, rreth asaj që kishin kurdisur së bashku, me qëllim përfitimin monetar.

Gati arrestimet e ndjekja penale për mashtrim

Të gjitha këto prova tashmë janë në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe se pritet që në ditët në vijim të ketë surpriza rreth kësaj dosje, pasi anëtarët e grupit hetimor, janë duke analizuar çështjen dhe pse jo, mund të ketë dhe urdhër-arreste për persona, që pritet të ndiqen penalisht për akuzën e “Krijimit të provave të reme”.

Sajesa e policit “Ermal”

Albert Veliu, që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, ka gënjyer dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin “Ermal”, të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë. Mësohet se për arsye përfitimi monetar, Albert Veliu, jo vetëm që ka iskenuar audio-përgjimin dhe ka shpikur një bashkëbisedues duke e joshur për të aktruar Agron Xhafaj, por ky dëshmitar i PD ka gënjyer edhe për sa i përket emrit “Ermal”, duke thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron allias Geron Xhafaj.

Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin “Ermal” në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim. Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë, që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore.

Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj.

Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike, i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon.

 

 

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Marrëveshja për emrin/ Kuvendi i Maqedonisë nis sot debatin

Marrëveshja për emrin/ Kuvendi i Maqedonisë nis sot debatin

Zbardhet identiteti i policit që i vunë tritolin, ja kush janë dyshimet e para

Zbardhet identiteti i policit që i vunë tritolin, ja kush janë dyshimet e para

“Gylseren” kthehet në gjendjen e mëparshme, heq botoksin

"Gylseren" kthehet në gjendjen e mëparshme, heq botoksin







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com