Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gafat më të mëdha që ndryshuan rrjedhën e historisë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Gafat më të mëdha që ndryshuan rrjedhën e historisë

Ne të gjithë bëjmë nganjëherë gabime. Gabimet ndodhin në forma të ndryshme, dhe kanë pasoja të ndryshme. Por disa prej gabimeve kanë rezultuar kaq të mëdha, saqë në njëfarë mënyre kanë ndryshuar botën. Uinston Çërçill është shprehur dikur, se historia shkruhet nga fituesit, por siç do ta shihni më poshtë, nuk është përherë kështu.

  1. Pushtimi i Rusisë nga Napoleoni dhe Hitleri gjatë dimrit

Si Napoleon Bonaparti (në verën e vitit 1812) dhe Adolf Hitleri (në verën e vitit 1941), u përpoqën të pushtonin Rusinë, por rusët rezistuan më gjatë nga sa mendohej. Armiqtë përfunduan duke luftuar me dimrin famëkeq rus. As ushtria e Napoleonit dhe as ajo e Hitlerit, nuk u përgatitën për kushtet e motit ekstrem, dhe në fund u mposhtën nga rusët.

  1. Porosia e Mao Ce Dunit për të vrarë harabelat

Në vitin 1958, Mao Ce Duni, themeluesi i Republikës Popullore të Kinës, vendosi të zhdukte të gjithë harabelat në vend që shpesh dëmtonin të mbjellat. Ai dha urdhër të shfaroseshin të gjithë këta zogj. Tre vjet më vonë, deri në 45 milionë njerëz vdiqën nga uria, pasi eliminimi i harabelave çoi në mbi popullimine insekteve (veçanërisht karkalecave) që hëngrën të gjitha të lashtat.

  1. Kulla e pjerrët e Pizës

Ndërtimi i Kullës së famshme të Pizës kërkoi plot 177 vjet, por vetëm 10 vjet pas përfundimit të saj në vitin 1372, ajo filloi të përkulet për shkak të rrëshqitjes së tokës. Shkalla e pjerrësisë ishte 5.5, por pas restaurimit të saj në vitin 2010, është “vetëm” 3.99. Restauruesit janë të bindur, se kulla nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje për dy shekujt e ardhshëm.

  1. Londinezët vranë macet

Gjatë Murtajës së Madhe të Londrës në vitin 1665, njerëzit dyshuan se ishin macet ato po përhapnin sëmundjen vdekjeprurëse, kështu që filluan t’i vrisnin masivisht. Megjithatë, teksa popullata e maceve filloi të tkurrej, Murtaja u përhap më tej- pasi nuk kishte mace për të ngrënë bartësit e vërtetë të sëmundjes, minjtë. Murtaja e Madhe vrau përfundimisht rreth 100.000 njerëz, pothuajse një të katërtën e popullsisë së Londrës, në vetëm 18 muaj.

  1. Shoferi i Arkidukës Franc Ferdinand,mori kthesën e gabuar

Vrasja e Arkidukës Franc Ferdinandit të Austrisë dhe gruas së tij Sofia në Sarajevë në 28 qershor 1914, konsiderohet si ngjarja që shkaktoi Luftën e Parë Botërore. Kjo tragjedi mund të ishte shmangur, në rast se shoferi i Arkidukës nuk do të merrte një kthesë të gabuar, çka e çoi në rrugën ku ndodhej vrasësi Gavrilo Princip. Princip, i habitur nga shansi që iu shfaq kaq papritur, e qëlloi për vdekje si arkidukën ashtu edhe gruan e tij.

  1. Lënia e derës hapur në Kostandinopojë

Nga mesi i shekullit V deri në fillimin e shekullit XIII, Kostandinopoja ishte qyteti më i madh dhe më i pasur në Evropë,teksa i kishte mbijetuar shumë sulmeve dhe trazirave të shkaktuara nga barbarët, arabët, bullgarët dhe rusët. Në vitin 1453, qyteti u rrethua nga turqit dhe dikush hapi rastësisht njërën nga portat e qytetit, duke i lejuar turqit të hyjnë brenda. Banorët u masakruan ose u skllavëruan, ndërsa perandori Konstandini XI u vra.

  1. Ushtria austriake mposht vetveten

Në Betejën e Karasebes së vitit 1788 (Rumania e sotme), ushtria austriake dyshohet se u nda në dy pjesë, dhe përfundoi gabimisht duke luftuar me vetveten. Turqit, me të cilët duhej të ndesheshin austriakët, mbërritën atje vetëm dy ditë më vonë, për të gjetur 10.000 ushtarë austriakë të vdekur ose të plagosur.

  1. NASA fshiu gabimisht pamjet e uljes historike të 3 astronautëve amerikanë në Hënë

Agjencia Hapësinore Amerikane ka merita për shumë nga eksplorimet hapësinore, megjithatë ka një element për të cilën ata vetë nuk janë krenarë. Kur u kërkuan në arkiva pamjet e zbarkimit historik të njeriut në Hënë në vitin1969, u zbulua se ato ishin fshirë aksidentalisht, duke u ripërdorur për një tjetër xhirim për të kursyer para. Për të krijuar një version të ri zyrtar të pamjeve historike, NASA u detyrua të kërkonte nëpër arkivat e e stacioneve televizive anembanë botës, dhe t’i restauronte ato në formatin dixhital.

  1. Furrtari që shkrumboi Londrën

Vetëm një vit pas Murtajës së Madhe të Londrës, që shkatërroi qytetin në vitin 1665, metropoli britanik u godit nga një tjetër fatkeqësi e madhe, teksa furrtari Tomas Fariner u hutua në një moment,dhe furra e tij në Puding Lane u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi në pjesë të tjera të qytetit, duke çuar përfundimisht në shkatërrimin e mbi 13.200 shtëpive dhe 87 kishave.

  1. Shkuarja e Jul Çezarit në senat

Çezari u paralajmërua nga bashkëshortja e tij të mos shkonte në senat, por politikani romak, i famshëm për arrogancën e tij, shkoi atje në 15 marsin e vitit44 P.E.S. Për fatin e tij të keq, përfundoi duke u therur me vdekje nga rreth 60 anëtarë të senatit, duke përfshirë edhe mikun e tij më të mirë Brutin.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: gafathitleri ne dimerndryshuan historinePorosia e Mao Ce Dunitpushtimi i rusise

TË LIDHURA

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur
Kryesore

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Next Post
16 vjet nga lufta, ish-ushtari i UÇK-së: BDI e harroi idealin. Tani po ngroh kolltukët

16 vjet nga lufta, ish-ushtari i UÇK-së: BDI e harroi idealin. Tani po ngroh kolltukët

Shqiptarët, sipërmarrësit më të guximshëm në tregun italian

Shqiptarët, sipërmarrësit më të guximshëm në tregun italian

Botërori i Atletikës, triumfon holandezja Schippers

Botërori i Atletikës, triumfon holandezja Schippers







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com