Spanja nuk arriti më shumë se 1/8 në Botëror, pasi ishte Rusia që gaboi më pak nga pika e bardhë e penalltisë dhe ishin ata që prenë biletën për në çerekfinale. Për të gjithë spanjollët ishte një moment mjaft i vështirë, por më keq akoma ishte për ata që gabuan nga penalltia. Sulmuesi i Valencias Rodrigo Moreno e ka treguar dhimbjen me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku duket qartë se po kalon një moment mjaft të vështirë.27 vjeçari ka publikuar një foto me lot në sy, të cilën e ka shoqëruar me një letër mjaft prekëse. Moreno ka shkruar:
“Sporti më ka mësuar se në shumë momente, pavarësisht sakrificës, jeta nuk të siguron gjithmonë gjithçka në kohë dhe në mënyrën që duam.
Trishtimi dhe dhimbja janë diçka që është pjesë e jetës së të gjithëve, edhe pse përpiqemi ta shmangim me çdo kusht, ne të gjithë kemi kaluar, po kalojmë ose do të kalojmë nëpër situata dhe momente të tilla.
Është shumë e rëndësishme të pranoni këto momente, të jetoni zinë në paqe me veten, të mbështeteni te ata që “janë gjithmonë” dhe të lejojnë, pak nga pak, kohën për të shëruar.Por padyshim gjëja më e rëndësishme është që të përfitojmë nga ato momente negative për të mësuar dhe të kuptojmë se ne duhet të vazhdojmë përpara në çdo gjë që dëshirojnë dhe asgjë nuk mund të na pengojë.
Sot është sigurisht dita më e trishtuar e jetës sime profesionale, por nesër fillon një ditë e re, një mundësi e re për të provuar përsëri dhe me gëzim unë do të vë gjithçka nga ana ime për ta bërë atë kështu! Faleminderit familjes time, kolegëve të mi dhe të gjithëve ju për mesazhet! Krenar që kam përfaqësuar Spanjën!!