Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Fundjava sportive/ Nga derbi Inter-Milan, tek supersfidat e tjera

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Fundjava sportive/ Nga derbi Inter-Milan, tek supersfidat e tjera

Serie A- Përballje mjaft interesante dhe deçizive në kampionatin italian këtë javë, pasi do të shijojmë edhe derbin ‘Della Madonina’. E shtuna na rezervon një ndeshje të fortë mes kampionëve të Juventusit dhe ekipit mjaft në formë të momentit që përveç lojës së bukur por shënon edhe shumë gola Lacios. Alegri do të kërkojë të kthehet tek fitorja pas atij barazimi me Atalantën javën e shkuar, ndërsa Inzaghi kërkon të qëndrojë sa më lartë në tabelë.

Sfida e darkës do të jetë akoma më e nxehtë, pasi Roma do të presë në ‘Olimpico’ kryesuesit e Napolit. Të dy ekipet janë duke kaluar një formë mjaft të mirë, me një Napoli që nuk njeh humbje dhe mban vendin e parë në Serie A i vetëm. Ndërsa Roma e Di Francesco këtë sezon do të kërkojë të realizojë atë që nuk ka arritur të bëjë vitet e fundit të ngrejë trofeun e kampionatit pasi janë investuar shumë para për të krijuar një ekip kampion.

INTER-MILAN

Imazh i ngjashëm

E diela rezervon derbin më të bukur në botë, atë të Milanos. Historia ka rezervuat supersfida në këtë përballje, e cila vitet e fundit është venitur disi, pasi ekipet kanë ndërruar presidencë dhe investimet nuk kanë qenë të kënaqshme. Interi që do të jetë edhe ekipi pritës nën drejtimin e Spalletit është kritikuar për lojën që zhvillon në fushë, por është përgëzuar për rezultatet dhe vendin që mban në tabelë, në vendin e dytë me 19 pikë. Për tu vlerësuar është edhe mbrojtja zikatëre këtë sezon me dyshen Skrinar-Miranda të cilët kanë qenë një mur i vërtet për kundërshtarët. Milani nga ana tjetër vjen me shumë probleme dhe shumë kritika si për trajnerin dhe lojtarët. Por kurjen fjala tek derbi çdo gjë vlerësohet ndryshe, motivimi është i një shkalle tjetër dhe Milan pritet të jetë në lartësinë e duhur për këtë përballje, pasi edhe kualitetet i ka. Një rekord fitimesh sjell për Serie A ky derbi pasi Inter që është organizatore nga biletat ka arritur të arkëtojë 4.5 milion euro, si asnjëherë më parë. Montella dhe Spalleti janë duke studiuar çdo detaj për këtë supersfidë dhe pritet të hidhen në fushë formacionet më të mira.

Premier League- Raundi i tetë në Angli do të startojë ditën e shtunë me supersfidën e javës Liverpool-Manchester United në orën 13:30. Një përballje gladiatorësh që ka dhuruar spektakël në fushën e lojës ndër vite. Liverpooli i Klopp nuk ka arritur të gjejë formën më të mirë dhe do të vuaj mungesën e Mane, por pozitive është se ka rigjetur yllin brazilian Coutinho i cili ka magjepsur me lojën dhe golat në javët e fundit. “Djajtë e kuq” me në krye ‘Secial One’ i cili mbanë vendin e parë deri në këto momente. Edhe Mou ka disa mungesa në ekip, por edhe me zëvendësuesit ka treguar se është një skuadër mjaft e fortë dhe e pathyeshme. Spektakël pritet të dhurojë kjo përballje.

Imazh i ngjashëm

‘Cityzen’ pret në ‘Etihad Stadio’ Stoken e ringjallur të javëve të fundit, një ndeshje që formacioni i Guardiolës mund ta kalojë me lehtësi. Në ndeshjet me ekipet e vogla nuk tolerohen gabime nëse Manchester City dëshiron të mbajë vendin e parë dhe ta luftojë deri në fund konkurrencën e madhe që ka Premie League.

Chelsea i Antonio Conte do të udhëtojë në Cristal Palace që nuk ka arritur të marrë pikën e parë në këtë sezon edhe pse luhet java e tetë. Blutë e Londrës do të jenë të përqendruar në një përballje të tillë, pasi është mjaft delikatë me një Crystal që kërkon patjetër të shënojë një fitore apo një barazim dhe për të bërë kthesën që deri më sot ka dështuar ta bëjë.

Tottenham i vendit të tretë do të presë në shtëpi Bournemouth. Forma që po kalon ekipi i Pochettino është me të vërtet e përkryer, me Harry Kane që nuk ndalet së shënuari dhe me një grup të konsoliduar që do të kërkojë të marrë më të mirën këtë kampionat, pse jo dhe titullin.

Arsenal i Wenger do të udhëtojë drejt Watford për të marrë fitoren e radhës dhe për të konfirmuar vazhdimësinë e mirë që janë duke kaluar. Edhe zërat për përçarje mes ekipit janë shuar me deklaratën e fundit të kreut të pankinës dhe duket se një Arsenal i etur për fitore është kthyer.

 

Bundesliga- Bayern Munchen është ekipi më i përfolur këtë javë në Gjermani për shkak të kthimit në krye të pankinës së teknikut Heynckes. Por edhe gjatë javës janë bërë shumë deklarata të fuqishme nga lojtarët që kanë dalë në mbrojtje të Ancelott-it. Muller ka deklaruar se më shumë fajtorë kanë qenë vetë lojtarët për shkarkimin e teknikut italian dhe se tani duhet tu kthehen fitoreve për të vërtetuar atë që ndodhi. Bavarezët do të presin në shtëpi Freiburg-un, një ekip jo i lehtë edhe pse renditet i 15-i në tabelën e klasifikimit. Trajneri i ri i Bayern do të kërkojë ta nisë me këmbën e mbarë dhe ekip duhet ti kthehet fitoreve për të mos i lejuar Dortmund një revansh më të madh.

Rezultate imazhesh për dortmund leipzig

Ndërsa kryesuesit e Dortmund do të presin në ‘Signal Iduna Park’ surprizën e vitit të kaluar, Leipzig, që edhe këtë vit është duke u paraqitur shumë mirë e duke i konkurruar mjaft fort ekipet e forta.  Por Dortmund do të kërkojë të marrë fitoren e radhës dhe të vazhdojë rrugëtimin i vetëm në krye të tabelës, pasi ata këtë sezon më shumë se gjithmonë kanë shanse të fitojnë Bundesligën duke parë edhe formën e dobët që ka kaluar Bayern deri tani.

La Liga- Kryefjala e futbollit këtë javë në Spanjë është përballja e Atl.Madrid me Barcelonën. Ndeshja do të zhvillohet në impiantin e ri modern ‘Wanda Metropolitano’, i cili në ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka sjellë fat për madrilenët. Skuadra e Simeone është ndër të paktat ekipe në La Liga që mund ta ndalojnë Barcelonën nga marshi që ka nisur të marrë duke blinduar vendin e parë dhe duke mos njohur humbje. Barca e Leo Messit është me të vërtetë e frikshme këtë sezon, ose më saktë në formën që po kalojnë si grup por edhe lojtarët në formë individuale, rikthimi i Iniestës është një armë më shumë për katalanasit në këtë sfidë. Do të jetë një ndeshje e cila do të luftohet mjaft fortë dhe vështirë të ketë ekip favorit në këtë përballje.

Imazh i ngjashëm

Real Madrid do të udhëtojë drejt Getafes për të kërkuar suksesin e radhës, një start që le për të dëshiruara për madrilenë, që aktualisht renditen në vendin e pestë me 14 pikë, 7 më pak se Barcelona kryesuese.

Liga 1- Sonte me fillim në 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Lyon dhe Monaco. Lyon e ka nisur mjaft keq këtë sezon futbollistik dhe renditet i 8-i në tabelë me 13 pikë, një start zhgënjyes për ta. Ndërsa Monaco mban vendin e dytë, por e ka humbur shkëlqimin e një viti më parë pasi ka larguar disa lojtarë dukë arkëtuar vlera marramendëse. Me tre pikë më pak se PSG kryesuese Monaco do të kërkojë fitoren dhe të mbajë të njëjtin hap me kryesuesit, ndërsa Lyon kërkon një fitore me një ekip të fortë për të rikthyer moralin dhe mentalitetin fitues.

Imazh i ngjashëm

PSG ka një sfidë që në letër duket e lehtë, pasi do të udhëtojë drejt Dion ditën e nesërme për tu përballur me ta. Nëse do të jenë në formën e mirë yjet parisienë, pritet që rezultati të jetë në favorin e tyre dhe të vazhdojnë kryesimin të vetëm.

Tags: Fundjava sportiveInter-MilanNga debiSupersfidat

TË LIDHURA

Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin
Sport

Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin

09:02 | 17/05/2025
Rei Manaj përjashtohet nga skuadra, Sivaspori në rrezik rënie nga elita
Sport

Rei Manaj përjashtohet nga skuadra, Sivaspori në rrezik rënie nga elita

22:14 | 16/05/2025
Ndeshjet e Kombëtares në qershor/ Grumbullimi dhe konferenca, Silvinjo ka më shumë kohë
Sport

Ndeshjet e Kombëtares në qershor/ Grumbullimi dhe konferenca, Silvinjo ka më shumë kohë

21:15 | 16/05/2025
Next Post
Komisioni i Disiplinës/ Miraka dhe Dadic 5 javë të pezulluar

Komisioni i Disiplinës/ Miraka dhe Dadic 5 javë të pezulluar

Durrës, arrestohen dy tutoret që shfrytëzonin vajza për para

Durrës, arrestohen dy tutoret që shfrytëzonin vajza për para

Dovizioso dominon në Motegi, pista e lagur problem për Yamaha

Dovizioso dominon në Motegi, pista e lagur problem për Yamaha

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama
Aktualitet

Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama

by mirseda
09:47 | 17/05/2025
0

Ka nisur konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron. “Folëm me presidentin...

Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

09:43 | 17/05/2025
Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret në kryeministri presidentin francez Macron

Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret në kryeministri presidentin francez Macron

09:28 | 17/05/2025
Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin

Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin

09:02 | 17/05/2025
KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

08:29 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com