Niclas Fullkrug është sulmuesi i ri i Milanit dhe pritet të zyrtarizohet me hapjen e merkatos së dimrit më 2 janar.
Sulmuesi gjerman ka kryer vizitat mjekësore dhe ka përfunduar procedurat burokratike në Casa Milan.
Fullkrug ka vendosur të mbajë fanellën me numrin 9, një numër historik për Milanin, i cili ka pasur një peshë të veçantë ndër vite. Pas realizimit të materialeve mediatike, programi i tij parashikon një vizitë në Milanello në Vigjilje Krishtlindjesh.
Megjithatë, për momentin ai nuk mund të stërvitet me ekipin për shkak të procedurave ende të papërfunduara. Mungon ende autorizimi zyrtar nga West Ham. Milani pret ta ketë sulmuesin të gatshëm nga data 2 janar për ndeshjen kundër Cagliarit.















