Aktori i njohur, Mehdi Malkaj nga protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që po mbahet para Bashkisë së Tiranës, sulmoi ashpër kryebashkiakun, Erion Veliaj.
Ai iu bëri thirrje të pranishmëve në protestë që të bëjnë një thirrje pro teatrit.
Mehdi Malkaj: Zonja dhe zotërinj, dua të më bëni një nder. E dua dhe nga policët. Të lëshojmë një klithëm që të vejë dreri te Kryeministria ‘Rroftë teatri”. Ju falënderoj shumë. Arkitekti italian që ka bërë Tiranën e bukur, që e shpartalloj ky krimineli, tha se ka mal. Më gjeni se ju është mali? E zhduku Dajtin plehra. Nuk ekziston më Dajti. Fshati digjet e k*rva krihet. Se kush është k*rva e gjeni ju. Ne Teatër futen të gjithë njerëzit pa dallim feje. Këta udhëheqësit tanë trima kanë parë veten aty, kanë parë se cfarë plehrash janë, cfarë ndryrësirash janë dhe thanë ta heqim këtë (teatrin) ta zhdukim. I bëj thirrje të gjithë protestuesve të ngrihemi se po na shkel me këmbë qelbësira. Të ngrihemi të gjithë djem e pleq.