Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Franc Kafka dhe një letër prekëse dashurie për Felice Bauerin

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Franc Kafka dhe një letër prekëse dashurie për Felice Bauerin

Në gushtin e vitit 1912, 29-vjeçari Franc Kafka takoi për herë të parë Feliçe Bauerin në shtëpinë e mikut dhe biografit të tij, Maks Brod. Të dy filluan menjëherë një korrespondencë të dendur letrash, por Kafka shfaqej shpesh i irrituar për shkak të përgjigjeve të rralla dhe pak romantike të Felices.

Korrespondenca e tyre vazhdoi për 5 vite, dhe gjatë kësaj kohe të dy u fejuan dy herë, edhe pse ishin tepër takuar shumë rrallë personalisht. Në nëntorin e të njëjtit vit, pra vetëm tre muaj pas takimit me Feliçen, Kafka i shkruan:

E dashur Felice!

Po ju kërkoj një nder që mund t’iu duket si njëfarë marrëzie, dhe që duhet ta konsideroja të tillë, nëse s’do të ishit ju marrësja e kësaj letre. Kjo është edhe prova më e madhe, së cilës mund t’i nënshtrohet edhe personi më i sjellshëm. E pra, kërkesa ime është kjo:

Më shkruani vetëm një herë në javë, në mënyrë që letra juaj të mbërrijë të dielën – pasi unë nuk mund t’i duroj dot letrat tuaja të përditshme, nuk jam në gjendje. Për shembull, i përgjigjem njërës prej letrave, më pas shtrihem në shtrat me një qetësi në pamjen e jashtme, por zemra ime rreh nëpër tërë trupin tim, dhe është e vetëdijshme vetëm për ju.

Unë ju përkas juve; nuk ka vërtet asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur atë, dhe kjo nuk është mjaftueshëm e fortë. Por, për këtë arsye, nuk dua ta di çfarë mbani veshur; kjo më turbullon aq shumë sa që nuk arrij të përballoj dot jetën e përditshme; dhe kjo është arsyeja pse s’dua ta di sa shumë ndjeni për mua.

Nëse do ta bëja këtë, si do të mundja, unë që s’jam gjë tjetër veçse një budalla, të kthehem dhe ulem në zyrën time, apo këtu në shtëpi, në vend se të shkoj me vrap të kap trenin e parë në stacion, dhe t’i mbaj sytë mbyllur, për t’i hapur sërish vetëm kur të jem me ju?

Për të shpjeguar më mirë motivet e kërkesës së tij (të cilën e paramendon të dhimbshme edhe për Feliçen), Kafka flet mbi shëndetin e tij të dobët fizik: Oh, ka një arsye të trishtë për të mos e bërë këtë. Për t’i rënë shkurt: Shëndeti im mezi mjafton për veten time, nuk është i mjaftueshëm për martesë, për të mos folur pastaj për prindërim.  

Megjithatë, kur lexoj letrat e tua, ndjej se mund të neglizhoj edhe atë që absolutisht nuk mund të shpërfillet.

Më pas e përmbledh sërish kërkesën e tij, që duket sikur i drejtohet më shumë vetvetes sesa Felices:

Sikur t’iu kisha dërguar letrën e të shtunës, në të cilin ju përgjërohesha të mos më shkruanit përsëri, dhe ku edhe vetë bëja të njëjtin premtim. Oh Zot, çfarë më pengoi t’ua dërgoj atë letër? Çdo gjë do të kishte shkuar mirë. Por, a është e mundur një zgjidhje paqësore? A do të më ndihmonte, në qoftë se do t’i shkruanim njëri-tjetrit vetëm një herë në javë?

Jo, nëse vuajtja ime mund të shërohet me mjete të tilla, nuk do të ishte diçka kaq serioze. Dhe unë parashikoj që tani se s’do të jem dot në gjendje të përballoj sërish letrat e të dielave. Pra, për të kompensuar mundësinë e humbur me letrën e të shtunës, ju kërkoj me gjithë energjinë që më mbetet në fund të kësaj letre…

Dhe e përfundon në mënyrën më kafkiane të mundshme:

Nëse i vlerësojmë jetët tona, le të braktisim gjithçka… Jam gjithnjë i lidhur me zinxhirë me veten time, ja kush jam, dhe kjo është ajo me të cilën duhet të përpiqem të bashkëjetoj!

Një letër dashurie, të cilën ndonjë mendjeje cinike mund t’i duket si një mënyrë për t’i kërkuar Felice Bauerit t’i shkruajë sa më pak letra, por në fakt Kafka ishte vërtet i dashuruar me vajzën e re, dhe letrat e saj përfaqësonin për të motivimin për të forcuar ndjenjën e tij.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

Tags: dashuriefelice bauerFranc kafkaletër prekësemaks brod

TË LIDHURA

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”
Aktualitet

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
Aktualitet

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra
Aktualitet

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

16:33 | 17/04/2026
Next Post
Fiton betejën me ministrin teknik, rikthehet në detyrë Juliana Hoxhaj

Fiton betejën me ministrin teknik, rikthehet në detyrë Juliana Hoxhaj

“Offload Unused Apps”, risia e fundit e iPhone-ve

"Offload Unused Apps", risia e fundit e iPhone-ve

Thaçi: Pas zgjedhjeve, s’ka krizë politike. Mandatin qeverisës do t’ia jap atij që fiton shumicën

Thaçi: Pas zgjedhjeve, s’ka krizë politike. Mandatin qeverisës do t’ia jap atij që fiton shumicën







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

by mirseda
17:18 | 17/04/2026
0

Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë, ka pohuar Donald Trump në postimin e...

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

17:16 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

16:33 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com