E ndërsa vijon operacioni i shpëtimit të fëmijëve të mbetur në një shpellë në Tajlandë, Daily Mail shkruan se deri më tani janë shpëtuar 5 djem.
Një ekip i futbollit për të rinj u bllokua dy javë më parë, ka konfirmuar një zyrtar i Royal Navy.
Ekipet e shpëtimit janë parë duke mbajtur një person në një barelë larg kompleksit të shpellës dhe një ambulancë që e priste atë mëngjesin e sotëm, ku dhe nis edhe dita e dytë e operacionit të shpëtimit.
Ndërsa mësohet se 6 djem të tjerë, të moshës 11 deri 16 vjeç, pritet të dalin sot pasi 4 u shpëtuan dje.
Komandanti i misionit të shpëtimit tha se priste që të ketë ‘lajme të mira’, pasi njoftoi se operacioni kishte rifilluar shumë herët mëngjesin e të hënës.
Të 12 lojtarët e ekipit të të rinjve dhe trajneri i tyre 25-vjeçar u zhdukën më 23 qershor, duke u bllokuar brenda Tham Luang Nang Non në shpellën veriore të Chiang Rai nga përmbytja.
