Shpesh na ndodh që të blejmë bateri, dhe jo të shikojmë markën, por vetëm nëse na përshtatet për atë se çfarë do e vëmë në punë. Nuk janë të paktat rastet kur bateritë nuk mbajnë gjatë, e për këtë fajësojmë menjëherë shitësen e dyqanit.
Por si ta kuptoni nëse bateria që keni blerë është cilësore?
Nëse keni blerë dy bateri në vende të ndryshme për orën e murit, apo telekomandës dhe jeni skeptikë për cilësinë e tyre, ne do ju tregojmë një truk të thjeshtë.
Mbani të dyja bateritë me një distancë nga tavolina, e më pas lëshojini. Bateria që rrëzohet është bosh. Bateria e cila qendron në këmbë është cilësore.