Një komplikacion që në lindje ka shkaktuar shpërfytyrimin tek një foshnje, i cili ka dy fytyra e dy tru. Foshnja dy muajshe nga Indonezia ka lindur me dy fytyra, njërën prej të cilave e ka marrë nga binjaku që nuk u zhvillua mjaftueshëm dhe nuk lindi.
Gilang Andika është dy muajsh dhe ka dy fytyra, 2 tru dhe vetëm një kokë. Komplikacioni e ka bërë të duket i shpërfytyruar dhe të vuajë nga një gjendje fatale në tru, e cila shkakton vazhdimisht lëngje.
Ndonëse ka një trup me dy krahë e dy këmbë, Gilang është teknikisht një binjak i lidhur, rast që ndodh një në 250 mijë lindje.
Fatkeqësisht veza e nënës nuk u nda plotësisht në dy gjatë shtatzënisë, dhe djali ka marrë fytyrën dhe trurin e motrës. Prindërit e vogëlushit, Ernilasari dhe Mustafa janë të dëshpëruar dhe duan të shpëtojnë jetën e djalit të tyre, pasi mjekët nuk i dhanë shpresa.
Për shkak të ekonomisë, prindërit e kanë të pamundur të përballojnë shpenzimet për trajtimet mjekësore. Ata kërkojnë trajtim për Gilang, por nuk kanë para.
Dr Nenden Ismawati, i cili kujdesej për Gilang në spitalin Awal Bros në Batam, thotë se nuk ka gjasa që mjekët do të jenë në gjendje të kryejnë kirurgji.