Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Foto/E ardhmja premtuese në futboll, ja adoleshentët që pritet të shpërthejnë në 2018

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Foto/E ardhmja premtuese në futboll, ja adoleshentët që pritet të shpërthejnë në 2018

Viti 2017 ka rezultuar pozitiv për ta dhe e ardhmja duket shumë premtuese duke patur parasysh se asnjëri prej tyre nuk e ka kaluar moshën e adoleshencës. Pjesa më e madhe janë titullarë absolut në skuadrën e tyre dhe në 2018 pritet që të konfirmohen si yjet e së tashmes dhe pse jo të mos arrijnë rezultatet më të larta. Më poshtë janë të renditur “yjet” që priten të pushtojnë botën e futbollit për vitin 2018.

1- Houssem Aouar: një nga prodhimet e fundit të akademisë së Lyon. Mesfushori 19-vjeçar ka treguar që këtë vit se mund të jetë një organizator i talentuar, por edhe i fortë në fazën mbrojtëse. Jo më kot ia ka vënë syrin Barcelona.

2-Dayot Upamecano: Edhe pse nuk ka luajtur asnjëherë në vendlindje si profesionist, mbrojtësi francez është përmirësuar ndjeshëm që kur kaloi te RedBull Salzburg. I marrë në janar nga Leipzig, 19-vjeçari është futur me forcë në formacion pasi ka gjithçka që një trajner kërkon nga një mbrojtës modern.

3-Phil Foden: Mjafton fakti që e pëlqen Pep Guardiola. Mesfushori 17-vjeçar po luan gjithnjë e më shumë në mesfushën e mbushur me yje të Manchester City-t, sidomos pasi ndihmoi Anglinë të fitonte Kupën e Botës U-17 këtë vit.

4-Kai Havertz: Organizatori i ri i Bayer Leverkusen po mahnit të gjithë me fantazinë dhe vizionin për lojën, duke luajtur edhe në Champions League. Liverpool ka treguar interes, duke e ftuar në stërvitjet e tyre 18-vjeçarin.

5-Dan-Axel Zagadou: Vetëm 18-vjeç, por francezi po merr komandën e mbrojtjes së Borussia Dortmund pas u ble nga të rinjtë e PSG.

6-Ryan Sessegnon: Vetëm 17 vjeç, por ylli i Fulham pritet të bëhet protagonist i vitit 2018 pasi ka tërhequr interesin e Liverpool, Manchester United dhe Tottenham.

7-Jann-Fiete Arp: Golshënues i rregull me skuadrat e moshave të Gjermanisë, 17-vjeçari ka arritur të luajë rregullisht edhe me Hamburgun. Prej tij priten gjëra të mëdha.

8-Matthijs de Ligt: Prodhim i akademisë së famshme të Ajaksit, është që tani një prej qendërmbrojtësve më të mirë në Holandë. Vetëm 18 vjeç. Sergio Ramos e ka zgjedhur vetë si pasuesin e tij te Reali.

9-Carles Alena: Guardiola, Xavi, Iniesta, dhe tani Alena. 19-vjeçari pritet të jetë bosi i ri i mesfushës së katalanasve kur mjeshtri Iniesta të lërë futbollin. Të gjithë te Barcelona janë të emocionuar për të.

10-Justin Kluivert: Është e vështirë të ndjekësh hapat e babait, sidomos kur ai është një prej legjendave të futbollit, si Patrick Kluivert. Por edhe pse nuk luan qendërsulmues, 18-vjeçari premton për një të ardhme të madhe.

11-Ethan Ampadu: Chelsea zakonisht i shpërndan në formë huazimi talentet, por fakti që 17-vjeçari ka qendruar me skuadrën e parë dhe ka deburuar në Premier League thotë mjaftueshëm. Sidomos kur mendon se opsionet në mesfushë nuk mungojnë. Pa dyshim adoleshenti ka të ardhme me blutë dhe me Uellsin.

TË LIDHURA

Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe
Sport

Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe

13:44 | 23/09/2025
“Topi i Artë” 2025, francezi nuk do të ndalet: Tani dua edhe Botërorin
Sport

“Topi i Artë” 2025, francezi nuk do të ndalet: Tani dua edhe Botërorin

09:18 | 23/09/2025
Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!
Sport

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 28 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 28 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 28 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 28 dhjetor 2017

Shi dhe borë, ja çfarë parashikojnë meteorologët për sot

Harta/Reshje intensive dhe shtrëngata, parashikomi i motit për çdo qytet

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com