Paulo Dybala ndodhet me pushime së bashku me të dashurën e tij të re, Oriana Sabatini. Cifti ka zgjedhur ishullin përrallor grek, Mykonos për të bërë pushimet e tyre dhe nuk kanë ngurruar që të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale foto nga pushimet.
Por nga ana tjetër paparacët nuk janë mjaftuar me fotot e publikuara nga vetë çifti, dhe kanë shkrepur të tjera. Madje në njërën prej fotove të publikuara nga mediat rozë, Dybala është kapur duke iu bërë foto të pasmeve të së dashurës së re.