Një nuse irlandeze kishte shkuar bashkë me burrin e saj për muaj mjalti në Greqi, por ajo ka mbetur e plagosur nga zjarret shkatërruese, ku mbetën më shumë se 79 të vdekur e 180 të plagosur. Ndërsa shumë persona rezultojnë të zhdukur ku në mesin e tyre është edhe burri i saj.
Zoe Holohan dhe Brian O’Callaghan ishin martuar në Irlandë të enjten e kaluar dhe kishin shkuar për muaj mjalti në Mati, zona më e prekur nga zjarret. Zoe, ka marrë lëndime dhe është shtuar në spital, ndërsa familja dhe miqtë presin me padurim për lajmin e vendndodhjes së Brian.