Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar paraditen e së shtunës nga qen endacakë në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.
Fëmija ndodhej me familjarët kur u rrethua nga qentë dhe u kafshua, duke përjetuar momente paniku.
Ai mori ndihmë mjekësore, ndërsa familjarët kanë bërë denoncim, pasi ndjehen të pashpresë se situata do të ndryshojë pa ndërhyrë Bashkia.
Prania e përhershme e qenve endacakë në rrugët e qytetit është kthyer në shqetësim për banorët që kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit për garantimin e shëndetit dhe sigurisë publike.














