Anglia dhe Belgjika do të përballen për vendin e parë në grupin G, një vend i parë që është shpallur “non grata”. Kjo pasi vendi i parë do të kalojë në anën e tabelës ku janë ekipet e mëdha të Botërorit, ndërsa duke u renditur të dytët rruga e tyre do të ishte më e lehtë.
Tre Luanët vijnë në këtë ndeshje pas dy fitore në dy ndeshjet e para ndaj Tunizisë dhe Panamasë, ndërsa fitore ndaj këtyre kombëtareve ka shënuar edhe Belgjika. Të dy kombëtaret evropiane kanë baraspeshe sa i përket golave, tetë gola të shënuara dhe dy të pësuar, kështu që në rast barazimi, kartonët do të vendosin liderin.
Sipas mediave të huaja, Anglia ashtu edhe Belgjika do tentojnë ta shmangin vendin e parë, pasi si lider do të kalonin në të njëjtin krahë me kombëtaret: Uruguain, Portugalinë, Francën, Argjentinën, Brazilin dhe Meksikën. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë ndryshime të mëdha në formacionet titullare, ku te belgët nga minuta e parë luan Adnan Januzaj.
Anglia: Pickford; Jones, Cahill, Stones; Alexander-Arnold, Loftus-Cheek, Dier, Delph, Rose; Rashford, Vardy.
Belgjika: Courtois; Dendoncker, Boyata, Vermaelen; Chadli, Dembélé, Fellaini, T. Hazard; Tielemans, Januzaj, Batshuayi.