Flamurtari ka humbur një tjetër gjyq dhe do i duhet të paguajë rreth 100 milionë lekë. Gjyqi më i fundit që ekipi ka humbur është ai ndaj ish-trajnerit Stanislav Levi.
Sipas “Panorama Sport”, çeku ka hedhur në gjyq klubin dhe madje e ka fituar atë. Klubi nuk e ka bërë publike këtë humbje, por tashmë gjithçka është zyrtare.
Ish-trajneri kërkon 6 paga nga janari deri në korrik së bashku dhe me kamatëvonesat. Por duke marrë parasysh edhe faktin se kishin kaluar 90 ditë pa u paguar, gjasat janë që Levi të përfitojë 10 muaj, shto këtu edhe kamatat.