Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Flamurtari dënohet me gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë, vendimet e Komisionit të Disiplinës

3 muaj ago
in Sport
Flamurtari dënohet me gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë, vendimet e Komisionit të Disiplinës

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendime të ashpra për disa incidente që ndodhën gjatë javës së kaluar në futbollin shqiptar. Pesë klube janë ndëshkuar për sjellje të papërshtatshme të spektatorëve, ku Flamurtari ka marrë dënimin më të rëndë pas ngjarjeve në fundin e ndeshjes me Besën.

Flamurtari FC ka marrë një gjobë prej 300.000 lekësh, me një ulje prej 50% sipas nenit 76/1/a të KDE-së, dhe do të zhvillojë dy ndeshje pa tifozë. Kjo masë është vendosur për hedhjen e sendeve në fushë dhe për mungesën e sigurisë për lojtarët dhe zyrtarët e ekipit kundërshtar. Për më tepër, klubi është urdhëruar të dëmshpërblejë dëmet në pajisjet e sistemit VAR brenda 15 ditëve.

Tiranës dhe Partizanit iu vendosën gjoba prej 50.000 lekësh secilit për ndezje flakadanësh dhe përdorim koreve fyese ndaj kundërshtarëve. Të dy klubet janë gjithashtu urdhëruar të rimbursojnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, KF Egnatia dhe AF Elbasani janë ndëshkuar me gjobë prej 50.000 lekësh për sjellje të ngjashme dhe janë detyruar të dëmshpërblejnë dëmet në stadiumet përkatëse.

Vendimet e tjera përfshijnë dënime për lojtarë të veçantë dhe klube të tjera që janë ndëshkuar për braktisjen e ndeshjeve ose për sjellje josportive.

Njoftimi i plotë

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Egnatia” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Flamurtari FC, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në pajisjet e sistemit VAR sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Lojtari i Eagle Football, Aldo Branica, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AS Himara, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kunder KF Klosi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Vllaznia U-18, Erhart Lilo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Kinostudio U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Erzeni U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kunder FC Lushnja U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i AF Elbasani U-17, Ervis Tafa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Laberia SK U-17, Angjelos Shehu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kunder FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Laçi U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder AF Elbasani U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Flamurtari Futsall, për mos përmbushje të detyrimeve duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
Lojtari i Flamurtari Futsall, Ardit Shehaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
Holle Tiranë U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Tiranë, kunder Selaci Junior U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Redin Malaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KKS Albanet, Erli Hoti, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Andrea Pjetri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Legjendat 9×9, Ledjo Hima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

TË LIDHURA

Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore
Sport

Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore

21:07 | 28/06/2025
Barcelona i paguan borxhin Mesit, mbyllet çështja e hapur nga viti 2020
Sport

Barcelona i paguan borxhin Mesit, mbyllet çështja e hapur nga viti 2020

16:44 | 28/06/2025
Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit
Sport

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

10:10 | 28/06/2025
Next Post
Marrëveshje me produksionin? Olsi reagon pas takimit me Eglin: Ju kam rujt SC

Marrëveshje me produksionin? Olsi reagon pas takimit me Eglin: Ju kam rujt SC

“Ata na trajtuan shumë keq, por mirë që u tërhoqën”, Trump: BE-në do ta trajtojmë si një bllok të vetëm dhe jo në bazë të vendeve

“Ata na trajtuan shumë keq, por mirë që u tërhoqën”, Trump: BE-në do ta trajtojmë si një bllok të vetëm dhe jo në bazë të vendeve

Humb jetën gjatë trajtimit në spital një grua, rasti po hetohet

Humb jetën gjatë trajtimit në spital një grua, rasti po hetohet

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com