Thierry Henry, trajneri i Francës doli në konferencë për shtyp para ndeshjes finale në Lojërat Olimpike ndaj Spanjës. Henry shprehet se pavarësisht si do shkojë sfida, është krenar me ekipin.
“Kjo ngjarje është e veçantë sepse ne nuk mendojmë të përfundojmë në vendin e dytë apo të tretë, apo të fitojmë medalje. Tregimi jonë është suksesi dhe le të provojmë ta bëjmë atë sa më madhor”, ka thënë Henry.
Nëse Franca fiton, merr titullin e parë në turneun olimpik të futbollit që prej vitit 1984.