Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Fillon trajnimi i specialistëve të Policisë për zgjedhjet e 11 majit, Proda: Çdo krim elektoral do hetohet shpejt

9 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Fillon trajnimi i specialistëve të Policisë për zgjedhjet e 11 majit, Proda: Çdo krim elektoral do hetohet shpejt

Drejtues dhe specialistë të Policisë së Shtetit, kanë nisur trajnimin me programe të posaçme, mbi detyrat e tyre funksionale gjatë procesit të zgjedhjeve që po afrojnë.

Trajnimet, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u çelën ditën e sotme, për drejtuesit në Drejtorinë e Përgjithshme, ata të drejtorive vendore të Policisë dhe për drejtuesit e drejtorive vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Çelja e trajnimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Sh.T.Z. Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, z. Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK z. Klodian Braho.

Proda u shpreh se njohuritë e përfituara në këto trajnime duhen përdorur për të garantuar përmbushjen sa më efektive të detyrave, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

“Policia e Shtetit, falë punës dhe angazhimit për përmbushjen maksimale të detyrave funksionale gjatë procesit zgjedhor, synon jo vetëm ruajtjen e standardeve të arrira, por dhe përmirësimin e tyre. Arritja e këtyre standardeve në proceset e fundit dhe avancimi i tyre, na bën të barabartë me homologët europianë, edhe në këtë aspekt. Gjithashtu, Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që çdo indicie, denoncim apo hetim për krime zgjedhore të trajtohet shpejt dhe me profesionalizëm, duke zbatuar me rigorozitet parashikimet ligjore. Secili punonjës policie, nga baza deri te drejtuesit më të lartë, krahas trajnimeve përkatëse, ka marrë porosi të qarta që përgjatë procesit zgjedhor të jetë i angazhuar për mbarëvajtjen e tij, me profesionalizëm, pa paragjykime dhe me dijeni të plotë për rolin asnjanës të uniformës së Policisë, e cila, në krah të kutisë së votimit, duhet të përfaqësojë vetëm një ngjyrë, atë të ligjit.”– u shpreh Proda.

Ambasadori Tarran: “Trajnimi i drejtuesve dhe specialistëve të Policisë së Shtetit, është një prej punëve kryesore që bën prezenca e OSBE-së, për rritjen e kapaciteteve gjatë secilit cikël zgjedhor. Integriteti, siguria dhe mjedisi paqësor janë të domosdoshme për të rritur besimin e zgjedhësve. Me punën tuaj ju bëni të mundur që zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe t’iu dëgjohet zëri. Ju nxis të përfitoni sa më shumë nga ky trajnim dhe ta zbatoni atë në praktikë.”

Komisioneri Celibashi: “Midis Policisë së Shtetit dhe KQZ-së është krijuar tashmë një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi për zgjedhjet në Shqipëri. Përvoja e deritanishme e ka treguar se këto 2 institucione, së bashku, kanë prodhuar një rezultat shumë të mirë përsa iu përket standardeve të proceseve zgjedhore. Gjatë proceseve të fundit zgjedhore, Policia e Shtetit ka patur një qasje tërësisht profesionale, në raport me zgjedhjet, dhe ky nuk është një konstatim që vjen vetëm prej meje apo prej KQZ-së, por ky konstatim qendron kështu dhe për vëzhguesit vendas, për ato ndërkombëtarë, si dhe për humbësit e zgjedhjeve. Policia e Shtetit është një organizatë që gëzon besimin e të gjitha palëve politike. Gjatë gjithë procesit zgjedhor, por veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, do të duhet të ketë një vëmendje të shtuar për disa fenomene negative, si grumbullimi i personave të paautorizuar në afërsi të qendrave të votimit.”

Zëvendësprokurori Jano: “Shprehim vlerësimet më të mira për organizimin e këtij takimi, si një përpjekje serioze që synon të japë një panoramë në lidhje me rifreskimet e detyrimeve ligjore, konstatimet e OSBE-së, problematikat e zbatimit të ligjit zgjedhor, si dhe mbi sfidat e garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë. Secili prej institucioneve duhet të njohë mirë detyrimet dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë, me synimin final garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe rritjen e besimit të qytetarëve.”

Trajnimet do të vijojnë për specialistët e niveleve zbatuese të Policisë së Shtetit, të angazhuar drejtpërdrejt me detyra funksionale gjatë procesit zgjedhor.

TË LIDHURA

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile
Aktualitet

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

21:13 | 17/11/2025
Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen
Aktualitet

Atentati në Rinas – Kapri: Dështim i plotë, Proda të japë dorëheqjen

18:02 | 17/11/2025
Next Post
‘Misteri rreth tragjedisë në Shkodër’Zbulohen detaje tronditëse, dyshohet se fëmijët u intoksikuan nga helmi i minjve

'Misteri rreth tragjedisë në Shkodër'Zbulohen detaje tronditëse, dyshohet se fëmijët u intoksikuan nga helmi i minjve

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Xhelozi apo lojë? Tone të ashpra në BBVA, Gjesti dhe Egli i nxjerrin ‘sekretet’ njëri-tjetrit: Ti natën më kërkoje…

Xhelozi apo lojë? Tone të ashpra në BBVA, Gjesti dhe Egli i nxjerrin ‘sekretet’ njëri-tjetrit: Ti natën më kërkoje…







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

by mirseda
21:57 | 17/11/2025
0

Policia greke sekuestroi laptop, tableta dhe telefona celularë gjatë kontrollit të kryer të hënën pasdite në dy...

Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë

Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë

21:29 | 17/11/2025
Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

21:13 | 17/11/2025
OKB voton sot Rezolutën e Trump për paqen në Gaza, Hamasi kundër pranisë së huaj

OKB voton sot Rezolutën e Trump për paqen në Gaza, Hamasi kundër pranisë së huaj

21:09 | 17/11/2025
Rrëshqitje dheu në Itali: Dy persona të zhdukur; gjendet trupi i pajetë i një të riu gjerman

Rrëshqitje dheu në Itali: Dy persona të zhdukur; gjendet trupi i pajetë i një të riu gjerman

20:45 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com