Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Fier, KAS: Kandidatja mori 597 vota shtesë – pritet kallëzim penal

10 muaj ago
in Politikë
Fier, KAS: Kandidatja mori 597 vota shtesë – pritet kallëzim penal

Anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidates së PD-së, Silva Hasaj, e cila deri më tani rezulton se deri më tani ka marrë 597 vota të pamerituara.
Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi, Braho theksoi se së pari do të shqyrtojnë elementët e nevojshëm dhe më pas do të shohin nëse do të procedojnë me kallëzim penal për rastin në fjalë. Në Tiranë, tha ai, nuk kishte lëvizje të tilla që mund të konsideroheshin si penale.

“Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë bërë këto lëvizje apo janë të ndryshme. Por megjithatë kur votat janë në nivele të tilla, çështja duhet parë më në themel. Ne patjetër që do bëjmë ato verifikimet tona me aq sa kemi mundësi nga ça del nga kutitë e fletëve të votimit. Por që të arrijmë një rezultat, duhet të kemi emrat e grupit të numërimit, duhet të shohim kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, janë një sërë elementësh që ne do të kërkojmë informacion të mëtejshëm që të kryhet edhe nëpërmjet KQZ dhe në varësi të saj, pastaj do të ketë një qasje nëse do të procedohet me kallëzim penal apo jo. Por duhet të kemi parasysh që tabela e rezultateve nuk është një gjë që është një informacion konfidencial që e ka vetëm KAS apo vetëm komisioneri. Është informacion publik, prokuroria e Fierit i ka të gjithë mundësitë që të nisë.”, u shpreh Braho.

I pyetur se përse KAS nuk ka marrë ende një vendim për qarkun e Elbasanit, ku PD pretendon se ka pasur treng bullgar, Braho theksoi se do ta shqyrtojnë pasi të mbyllin procesin e rinumërimit. Sipas tij, kur u bë verifikimi i materialeve zgjedhore, PD nuk kërkoi rinumërim, duke shtuar se nuk beson se do të bëjë një kërkesë të tillë tani, duke parë edhe rezultatet e Tiranës dhe të Fierit.

“Nuk ka asnjë kërkesë deri tani nga PD. Kjo është shtyrë për arsye që ne mos pezullojmë procesin këtu sepse seanca për shqyrtimin administrativ të Elbasanit të vijojë në ambientet e KQZ, ku bëjmë mbledhje. Kështu që kemi vendosur që të mbarojmë edhe Durrësin dhe pastaj të zhvillojmë katër seanca për këto katër qarqe. Unë nuk e shpreh votën, sepse nuk e di çfarë pretendimesh do të ngrihen në seancë. Por ajo që mund t’ju them është që në seancën e fundit që është zhvilluar përpara se të vendosej hapja e atyre kutive të Elbasanit dhe 96 qendrave të votimit, kemi qenë të qartë me përfaqësues të PD kur i kemi thënë, jeni të sigurt që doni këto. Sepse ishin të paqartë nëse donin rinumërim apo thjesht këqyrje të materialit zgjedhor dhe fletëvotimit.

Dhe ata ishin të mendimit që donin vetëm këqyrje, dhe u bë për 96 në votimin e Elbasanit. Pra, u bë një konstatim mes fletëve të gjendura në kuti, fletëve të papërdorura. Nuk kanë pasur kërkesë për rinumërim dhe nuk besoj se do të ketë kërkesë për rinumërim pas hapjes, sidomos të qarkut të Tiranës dhe të Fierit. Ajo që mund të kuptojmë ne është që të paktën subjektet zgjedhore nuk kanë pasur një shtysë për numëruesit e tyre që trafikonin votat. Se çfarë është bërë me kandidatët në qarkun e Fierit dhe preferencat që mund të kenë pasur numëruesin për kandidatë potencial në zonat e tyre, kjo është për t’u parë deri në fund”, shtoi Braho.

TË LIDHURA

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar
Aktualitet

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Next Post
Dy punëtorë të lënduar, procedohen administratori e dy inxhinierë

Dy punëtorë të lënduar, procedohen administratori e dy inxhinierë

Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com