Katër shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Mossos d’Esquadra si përgjegjës për kultivimin e një plantacioni marijuane në Ulldecona, Spanjë. Të arrestuarit ishin përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike. Brenda në magazinë janë konfiskuar 820 bimë.
Disa javë më parë, policia katalanase kishte marrë informacionin se në një magazinë të vendosur në periferi të Ulldecona, midis qendrës urbane dhe autostradës Santa Bàrbara, kishte një magazinë industriale të papërdorur ku mund të rritej marijuana.
Gjatë kësaj kohe, agjentët e Njësisë së Hetimit të Komisariatit të Ampostës kanë qenë në monitorim të zonës. Përveç kësaj, ata kanë verifikuar se ndërtesa në fjalë konsumonte një sasi të madhe energjie elektrike, gjë që vërtetoi se dyshimet mund të ishin reale.
Gjithashtu theksohet se në zonë janë gjetur rreth 820 bimë marijuane, si edhe dhjetë kilogramë sytha të përgatitur për shitje.
Magazina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.