Emri i ri Maqedonia e Veriut ka filluar që të përdoret nga disa institucione ndërkombëtare ende pa hyrë në fuqi.
Passport Index, faqja e njohur botërore për renditjen e pasaportave në të gjithë botën pasaportën e maqedonasve ka vendosur që ta njoh me emrin e ri.
Tashmë pasaporta e këtij vendi është emërtuar me emrin e ri Maqedonia e Veriut, duke qëndruar në listën përkrahë vendeve të tjera.
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut ashtu siç është shënuar është renditur në vendin e 117, ku me të mund të udhëtohet pa viza në 76 vende, në 81 shtete duhet vizë, ndërsa në 41 shtete viza merret pas mbërritjes në atë shtet.
Kjo është faqja e vetme në internet ku publikohen të dhënat e të gjitha pasaportave, për vendet se ku duhet apo nuk duhet vizë për udhëtim dhe shërbime të tjera.