Liverpool ka kaluar në avantazh sërish përballë Manchester United dhe autori i golit është Xherdan Shaqiri. Futbollisti me origjinë shqiptare u aktivizua në minutën e 70’ nga Klopp dhe vetëm pas tre minutash arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Ishte Mane që depërton nga e majta dhe godet drejt portës së De Geas, ky i fundit e devijon dhe topi mbetet në zonën ku Shaqiri godet menjëherë duke shënuar një gol mjaft të bukur.