Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Falsifikimet e certifikatave të vaksinimit

5 vjet ago
in Bota
Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundësojë udhëtimin më të lehtë. Por ndërkohë kanë filluar edhe falsifikimet e shumta. Autoritetet thonë se do të ndërmarrin masa.

Falsifikimi i dokumenteve të vaksinimit kundër virusit Corona është shndërruar në një temë preokupimi për autoritetet e sigurisë në Gjermani, por ky problem është lënë shumë pas dore nga politika. Kryetari i autoriteteve për luftën kundër kriminitalitetit (BDK), Sebastian Fiedler, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Problemi ekziston tashmë dhe do të mbetet aktual për një kohë të gjatë, pasi  me një vaksinim të plotë lirohesh nga kufizimet e të drejtave themelore ose, në të ardhmen, do të kesh përfitime për lëvizjen e lirë”. Ndaj edhe ata që refuzojnë vaksinimin do të jenë të interesuar të kenë këtë dokument për t’i ikur detyrimet e karantinimit.

Fiedler akuzon politikanët se kanë dështuar në këtë drejtim. Ai e konsideron problemin efalsifikimit të të dhënave tëvaksinimit si një “shembull tipik i një dukurie të re të parashikueshme”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane (DPolG), Rainer Wendt, gjithashtu konsideron se kartat e vaksinimit mund të falsifikohen lehtë. Policia e ka shumë të vështirë t’i njoh dokumentet e falsifikuara, “nëse kjo nuk është bërë në mënyrë shumë të dobët”, dekalaroi ai për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Kërkohet qasje në bazën e të dhënave për policinë

Ndaj Wendt kërkon që oficerëve të policisë, policëve kufitarë dhe kontrolluesve komunalë t’u jepet qasje në bazën e të dhënave të vaksinimeve të Institutit Robert Koch (RKI). Deri më tani, këto të dhëna janë raportuar në mënyrë anonime nga qendrat e vaksinimit, por kjo duhet të ndryshojë, kërkoi ai. “Të dhënat duhet t’i transmetohen RKI-së në tërësi. Do të thotë, duhet të kenë emrin, të dhënat personale dhe datën e vaksinimit dhe të ruhen atje në mënyrë që të mund të shihet qartë se kush dhe kur është vaksinuar e kush jo.” Këto të dhëna më pas mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të kontrollit në internet për një periudhë kalimtare, në mënyrë që shërbimet e sigurisë të mund të hetojnë drejtpërdrejt, nëse dikush vërtet është vaksinuar apo jo, tha Wendt.

Prej ditësh në Gjermani personave të vaksinuar ose shëruar nga sëmundja Covid-19 u janë kthyer disa të drejta, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. Për këta persona nuk ka më kufizime të kontakteve apo të lëvizjes, ata trajtohen si personat që kanë bërë një test me rezultat negativ.

Prej të dielës së kaluar, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregullat për futje në këtë vend, për personat që kthehen nga pushimet. Personat e vaksinuar dy herë ose të shëruarit nga sëmundja Covid-19 nuk kanë nevojë të bëjnë teste dhe të futen në karantinë – përveç nëse vijnë nga një zonë me variante të reja të virusit Corona. /DW/

Tags: certifikata vaksinimicoronafalsifikim

TË LIDHURA

Sulmet mbi Iran/ Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Bashkimi Europian nesër takim urgjent
Bota

Sulmet mbi Iran/ Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Bashkimi Europian nesër takim urgjent

16:26 | 28/02/2026
Turqia thirrje për luftën Iran-SHBA-Izrael: Ndaloni sulmet, ofrohemi të ndërmjetësojmë
Bota

Turqia thirrje për luftën Iran-SHBA-Izrael: Ndaloni sulmet, ofrohemi të ndërmjetësojmë

15:36 | 28/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë!
Bota

LAJMI I FUNDIT/ Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë!

15:13 | 28/02/2026
Next Post
Skrapar / Arrestohet pasi përndiqte dhe ngacmonte 26-vjeçaren

Berat / 4 persona në pranga për vepra të ndryshme penale

Vlorë: Lejuan kultivimin e narkotikëve, procedohen 6 punonjës policie

Vlorë / Pranga 56-vjeçarit, u kallëzua nga një e mitur për ngacmim seksual

Përse nuk kopjojnë nga Italia strategjinë e testimeve? Eksperti Dasho shpërthen ndaj vendimit për maskat

Një epidemi mashtrimesh







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulmet mbi Iran/ Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Bashkimi Europian nesër takim urgjent
Bota

Sulmet mbi Iran/ Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Bashkimi Europian nesër takim urgjent

by mirseda
16:26 | 28/02/2026
0

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në orën 16:00 sipas orës së New York për...

Bardhi: Sot të bashkohemi kundër korrupsionit

Bardhi: Sot të bashkohemi kundër korrupsionit

16:25 | 28/02/2026
Turqia thirrje për luftën Iran-SHBA-Izrael: Ndaloni sulmet, ofrohemi të ndërmjetësojmë

Turqia thirrje për luftën Iran-SHBA-Izrael: Ndaloni sulmet, ofrohemi të ndërmjetësojmë

15:36 | 28/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë!

LAJMI I FUNDIT/ Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë!

15:13 | 28/02/2026
Xhaxhai plagos me thikë nipin në Fier, arrestohet

Xhaxhai plagos me thikë nipin në Fier, arrestohet

14:15 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com