Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një epidemi mashtrimesh

2 vjet ago
in Editorial - Opinione
Përse nuk kopjojnë nga Italia strategjinë e testimeve? Eksperti Dasho shpërthen ndaj vendimit për maskat

Nga Erion Dasho

Të gjithë i mbajmë mend fillesat e pandemisë në Shqipëri. Një kryeministër i përçartur që mori rolin e babait të kombit dhe vendosi gjithë popullin në një karantinë të paprecedent dhe totalisht të panevojshme. Ndërkohë lakenjtë e vet dilnin studiove televizive dhe mashtronin duke bindur qytetarët e terrorizuar se Shqipëria po menaxhonte pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia.

Mashtrimi i parë që i hapi rrugën një serie të gjatë mashtrimesh!

Në kushtet kur OBSH po rekomandonte trinomin tashmë të famshëm Testo-Gjurmo-Trajto, “kompetentët” e qeverisë sonë argumentonin studiove televizive se testimi ishte i panevojshëm. Taktika kishte vetëm një qëllim. Duke mos testuar, numri i rasteve dukej i vogël dhe situata nën kontroll. Mashtrimi i dytë, pati pasoja katastrofike! Duke mos testuar dhe gjurmuar, një infeksion plotësisht i kontrollueshëm u la të përhapet i lirë duke shkaktuar një tragjedi njerëzore me qindra mijëra të infektuar dhe mijëra të vdekur!

Të vdekurit u bënë subjekti i mashtrimit të tretë. U shfrytëzua çdo marifet i mundshëm për të ulur artificialisht numrin e të vdekurve: duke mos testuar, duke mos testuar në kohë, duke mos raportuar të vdekurit në shtëpi apo spitale private dhe duke raportuar vetëm gjysmën e të vdekurve në spitale! Sot Shqipëria raporton zyrtarisht 2,400 të vdekur. Numri real?! Të paktën 5 fish më i lartë!

Mashtrimi i radhës u bë me kujdesin shëndetësor. Njerëz që duheshin çuar dhe ende duhen çuar për ndjekje penale u shpallën “heronj”, ndërkohë që njerëzit të cilët duhen shpallur realisht heronj, janë pushuar nga puna dhe lënë në rrugë! U deshën “tiret” dhe demaskimi i sa e sa skandaleve të tjerë për të kuptuar sa i thellë ishte ky mashtrim dhe se sa i kalbur ishte në fakt sistemi shëndetësor.

Ndërkohë që familjarët e personave që ishin duke vdekur paguanin 1 mijë euro për një bombol, 100 euro për oksigjenin ditor dhe 50 euro për infermierin që vinte të bënte një injeksion në shtëpi, pa pikë turpi mashtrohej publiku duke e bindur se spitalet tona ishin po aq të mira sa edhe ato europiane!!! Spitalet ku nuk shpëtoi asnjë i intubuar i vetëm!!!

Për të ardhur tek mashtrimi me vaksinën, i cili ndryshe nga mashtrimet e tjerë, ishte një mashtrim i shumëfishtë dhe serial.U sollën vaksina kineze, të blera nëpërmjet Turqisë dhe u injektuan masivisht në popullatë. Duke i mashtruar shqiptarët se këto ishin rrugëzgjidhja e vetme, ndërkohë që mund dhe duhej të ishin siguruar vaksina Moderna dhe Pfizer. Propaganda qeveritare pretendonte se vaksina kineze po i mbronte qytetarët nga sëmundja. Kur ky mashtrim doli zbuluar, u kalua tek mashtrimi i radhës, se vaksina të mbron nga komplikacionet dhe shtrimi në spital. Kur edhe ky mashtrim doli në dritë, u tha se të mbron nga vdekja!

Deri sa dolën Seishellët ku vaksina kineze nuk po i mbron qytetarët e atjeshëm as nga sëmundja, as nga shtrimi në spital dhe as nga vdekja! Megjithëse 100% e popullsisë së atjeshme është vaksinuar me sy doza! Apo Turqia dhe Kili ku numri i rasteve dhe vdekjeve arriti pikun me gjithë vaksinimin e “suksesshëm” me vaksina kineze!

Fatmirësisht shqiptarët tashmë po arrijnë imunitetin e tufës! Me një kosto të tmerrshme jetësh njerëzore, prej jo pak por mbi 12 mijë të vdekur nga COVID! Aq i lartë është ky numër vdekjesh, sa për herë të parë në shumë shekuj, numri i lindjeve gjatë 2020-ës, u barazua me atë të vdekjeve, ndonëse diferenca një vit më parë kishte qenë mbi 7,000 lindje më tepër!

Qeveria ndërkaq po e mbyll siparin me supermashtrimin e radhës, se qetësimi i situatës epidemiologjike sot lidhet me “masat e suksesshme” dhe “vizionare”. Ndërkaq është provuar katërcipërisht se rënia e kurbës së rasteve dhe asaj të vdekjeve lidhet me imunitetin natyror të arritur nga përballja e egër me pandeminë. Me koston e 12 mijë jetëve të humbura, 1.5 milion infektimeve dhe 150 milionë eurove të shpenzuara nga xhepat e qytetarëve!!!

Shqiptarët e kanë vetë në dorë! Të besojnë qeverinë që po përpiqet t’i bindë se ata nuk u sëmurën dhe nuk vdiqën në 2020-ën dhe 2021-in dhe se ajo që ndodhi në Shqipëri ishte “normale”, apo të kërkojnë llogari për tmerret e një viti tragjik.

Zgjedhja është e qytetarit shqiptar! Në se harron edhe vdekjet, pak të zeza kanë mbetur akoma për t’i bërë… /tpz

Tags: Erion DashoOBSHpandemi

TË LIDHURA

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
“Unë veproj me Kanun, Ramën do e kisha vr*rë me snajper”, Sali Berisha dhe botëkuptimi i tij real për liderin e opozitës
Editorial - Opinione

“Unë veproj me Kanun, Ramën do e kisha vr*rë me snajper”, Sali Berisha dhe botëkuptimi i tij real për liderin e opozitës

11:45 | 08/12/2022
Dhunimi i Sali Berishës dhe përdhunimi i drejtësisë 
Editorial - Opinione

Dhunimi i Sali Berishës dhe përdhunimi i drejtësisë 

11:07 | 08/12/2022
Next Post
Nostalgji futbolli / Zlatani dhe shikimi i tij “sfidues” ndaj Ronaldo fenomenit

Nostalgji futbolli / Zlatani dhe shikimi i tij "sfidues" ndaj Ronaldo fenomenit

Seriali ‘Friends’, publikohen sekuencat e para të rikthimit të shumëpritur

Seriali 'Friends', publikohen sekuencat e para të rikthimit të shumëpritur

Sulmonte femrat dhe u merrte çantat me forcë, kapet 23-vjeçari

Tiranë / 6 në pranga, nga narkotikët tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur

JU REKOMANDJOMË

Këngëtarja e njohur i zë vendin Fjoralba Ponarit

Këngëtarja e njohur i zë vendin Fjoralba Ponarit

3 vjet ago
Kosova hap dyert për të prekurit e tërmetit, shqiptarët akomodohen në Prizren

Kosova hap dyert për të prekurit e tërmetit, shqiptarët akomodohen në Prizren

3 vjet ago
U vetëvar në burg, 38-vjecari ishte xhaxhai i studentes që u ekzekutua me tre plumba te Mjekësia

U vetëvar në burg, 38-vjecari ishte xhaxhai i studentes që u ekzekutua me tre plumba te Mjekësia

4 vjet ago
Baroni shqiptar del para gjykatës, në rresht për një edhe shokët e tij

Baroni shqiptar del para gjykatës, në rresht për një edhe shokët e tij

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com