Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Faktet që duhet të dini për të kontrolluar nivelin e kolesterolit

9 vjet ago
in Të Gjitha
Faktet që duhet të dini për të kontrolluar nivelin e kolesterolit

Fransua Peletje dë la Sal zbuloi i pari kolesterolin në formën e ngurtë të gurëve të tëmthit, në vitin 1769. Ai u emërtua “kolesterol” në vitin 1815, nga kimisti Eugjen Shevrul.

Kolesteroli është një lloj i lipoideve (yndyrave) të domosdoshme për jetën e gjallesave – kur është në sasinë e duhur. Ai kryen tri funksione themelore: 1) Mbron shtresën e jashtme të qelizave, 2) Ndërton acidet biliare, që punojnë për tretjen e ushqimit në zorrë dhe 3) Lejon trupin të prodhojë Vitaminën D dhe hormone si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni tek femrat.

Për shkak se kolesteroli është me bazë vaji, dhe gjaku me bazë uji, nëse kolesteroli hidhet në gjakun e një personi, do të ngrijë në globula të papërdorshme. Trupi do ta paketonte atë në grimca të vogla proteinash të quajtura lipoproteina.

Truri i kafshëve është i pashëndetshëm për t’u konsumuar, pasi përmban nivele të larta të kolesterolit dhe yndyrave. Për shembull, një porcion prej 140 gr trush derri përmban 3500 mg kolesterol, ose 1170 për qind më shumë sesa norma e pranuar nga Shoqata e Mjekëve Amerikanë.

Foshnjat, që ushqehen me gji, mund të kenë nivele të ulëta të kolesterolit në moshë të rritur. Kjo dëshmohet nga studime të shumta. Përveç kësaj, qumështi i gjirit është i pasur me kolesterol dhe yndyra të shëndetshme, të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të sistemit nervor qendror në moshën e rritur.

Kolesteroli është i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Thuajse 1 në 9000 foshnja, lind me një defekt të lidhur me “dështimin e fetusit për të prodhuar kolesterolin për të cilin kishte nevojë”.

Projekti Amerikan i Gjenomës Njerëzore lidh pamjaftueshmërinë e kolesterolit tek një grua shtatzënë me defektin në tru të fetusit të quajtur HPE (dështimi i trurit për t’u ndarë normalisht në dy hemisfera). Nëntëdhjetë e nëntë për qind të embrioneve me HPE, abortohen në mënyrë spontane. Ata që jetojnë, vdesin zakonisht brenda vitit të parë të jetës dhe përjetojnë një zhvillim mendor të vonuar. Për rrjedhojë, gratë shtatzëna këshillohen shpesh të mos marrin barna për uljen e kolesterolit.

Shoqata Amerikane e Zemrës, rekomandon një konsum maksimal prej 300 mg kolesterol në ditë për ata që kanë nivele normale të saj. Ata që tashmë kanë kolesterol të lartë, duhet të konsumojnë jo më shumë se 200 mg në ditë. Ndërsa vezët përmbajnë një nivel më të ulët të kolesterolit, sesa mendohej dikur; një vezë e madhe pule ende ka rreth 185 mg kolesterol, e cila përmbahet e gjitha tek e verdha e vezës.

Kolesteroli i lartë në vetvete zakonisht nuk ka asnjë simptomë, prandaj shumë njerëz nuk janë në dijeni se janë në rrezik nga një atak në zemër, tru, dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare. Një analizë e thjeshtë gjaku, mund të përcaktojë nivelin e përgjithshëm të kolesterolit të një personi. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të gjithë të rriturit se duhet kontrollojnë së paku 1 herë në 5 vjet nivelin e tyre të kolesterolit.

Ndërsa prodhimet e detit, si peshku, mund të jenë të shëndetshme, llojet e tjera mund të përmbajnë nivele të larta të kolesterolit. Për shembull, vetëm 75 gramë gaforre deti, përmban 61 mg kolesterol para se të lyhet me gjalpë.

Ndonëse mishi i pulës cilësohet zakonisht si një ushqim me pak yndyrë, ruajtja e lëkurës apo tiganisja e tij e shndërron në një ushqim me nivel të lartë kolesteroli.

Ndërsa mëlçia është një ushqim i pasur me hekur, ajo përmban gjithashtu nivele të larta të kolesterolit. Në fakt, nivelet më të përqendruara të kolesterolit tek mishi i kafshëve janë gjetur tek organet, si mëlçia. Shtatëdhjetë e pesë gramë mëlçi e gatuar përmban 331 mg kolesterol.

Rrjedha e reduktuar e gjakut, e shkaktuar nga kolesteroli i lartë lidhet shpesh me çrregullimet seksuale. Kolesteroli i lartë bën që depozitat yndyrore të mbushin enët e gjakut në zonën e legenit, duke shkaktuar pengimin e ereksionit tek meshkujt dhe, ndoshta, edhe lubrifikimit tek femrat.

Në shumicën e njerëzve, 60 -70 për qind e kolesterolit të tyre përmbahet tek grimcat LDL, të cilat konsiderohen si kolesteroli “i keq”. Grimcat LDL nuk janë, megjithatë, kaq të “këqija”, për shkak se ato veprojnë si anijet, duke e dërguar kolesterolin tek pjesët e trupit që kanë nevojë për të. Kolesteroli LDL, bëhet “i keq” nëse gjendet në trup në një sasi të madhe, moment kur edhe fillon depozitimi në gjak.

Lipoproteinat me densitet të lartë (HDL) emërtohen zakonisht si kolesteroli “i mirë”, pasi ato përmbajnë më shumë proteina sesa yndyrë, dhe në vend që të transportojnë kolesterolin nëpër trup, sikurse bën LDL-ja, HDL thith sa më shumë që mundet kolesterolin e tepërt, dhe e dërgon atë mbrapsht në mëlçi.

Para menopauzës, gratë zakonisht kanë një nivel më të ulët të kolesterolit total sesa meshkujt. Megjithatë, pas menopauzës, nivelet e tyre të kolesterolit të keq LDL kanë prirje të rriten. Shkencëtarët besojnë se hormoni i estrogjenit, ndihmon në ruajtjen e një niveli të ulët të kolesterolit.

Studimet tregojnë se pirja e duhanit ul kolesterolin e mirë (HDL) dhe rrit kolesterolin e keq (LDL). Studiuesit kanë konstatuar, gjithashtu, se ata që ndalojnë pirjen e duhanit, përjetojnë një rritje mesatare prej rreth 5 për qind ose 2.4 mg të kolesterolit HDL.

Nivelet e ulëta të kolesterolit lidhen me normat më të larta të vetëvrasjeve, dhunës, prekjes nga sindroma e Alzheimerit dhe aksidentet. Shkencëtarët sugjerojnë se kolesteroli luan një rol kritik në sinjalizimin nga ana e neuroneve dhe strukturën e trurit.

Shkencëtarët kanë identifikuar një grup kimikatesh të quajtura saponine tek vera e kuqe, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: hdlkolesterolildltirana today

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Papa Françesku: Dialogu mes të krishterëve dhe myslimanëve e vetmja rrugë për të mposhtur ISIS

Papa Françesku: Dialogu mes të krishterëve dhe myslimanëve e vetmja rrugë për të mposhtur ISIS

Simo Häyhä, snajperi më vdekjeprurës në botë

Simo Häyhä, snajperi më vdekjeprurës në botë

Pse në reklama përtypen gjithmonë dy çamçakëzë?

Pse në reklama përtypen gjithmonë dy çamçakëzë?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com