Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Faktet e tmerrshme/Si kryhet trafiku i organeve nga Lindja në Perëndim

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Faktet e tmerrshme/Si kryhet trafiku i organeve nga Lindja në Perëndim

Transplanti i paligjshëm i organeve njerëzore është më i pranishëm, më fitimprurës dhe më grabitqar se sa mund ta mendoni. Trafikantët dalin rrallë para drejtësisë. Për më tepër, kjo tregti e paligjshme mund të jetë alternativa e vetme për njerëzit, që përndryshe do të vdisnin para se të arrinin të merrnin në mënyrë ligjore një organ.

Deri në 10 për qind e transplanteve kryhen në mënyrë ilegale

Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se mbi 100.000 transplante organesh kryhen çdo vit në të gjithë botën. Por, për shkak të një përzierje politikash qeveritare, bindjeve personale rreth dhurimit të organeve, si dhe aftësisë për të siguruar organet në një kohë të shpejtë, do të duhen 10 herë më shumë donacione për të plotësuar nevojat globale, shkruan “Tirana Today”.

Natyrisht, që sa herë që furnizimi nuk i plotëson kërkesat, njerëzit i drejtohen rrugëve të paligjshme. Meqenëse ekziston një pabarazi e tillë e madhe midis sasisë së organeve të nevojshme dhe sasisë së disponueshme, OBSH vlerëson se 5-10 për qind të të gjithë transplanteve të organeve të kryera në mbarë botën, janë të paligjshme. Nga këto, 75 për qind janë veshka, organi më i kërkuar.

Vlera neto e këtij trafiku

 Ashtu si në të gjitha tregjet e zeza, njerëzit janë të gatshëm të paguajnë një çmim më të lartë, për transplantet që kryhen në mënyrë ilegale. Pavarësisht rrezikut të madh që hasin gjatë përfshirjes në aktivitetin e transplanteve të paligjshme, shumica e njerëzve që janë “në treg” për organe të reja janë të dëshpëruar, dhe përballen me perspektivën reale të vdekjes, para se t’u vijë radha në listën e donatorëve.

Kjo u mundëson shitësve t’u kërkojnë shuma të mëdha parash pacientëve, duke bërë që tregu i zi global i transplantit të organeve, të gjenerojë një fitim prej 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë në vit. Njerëzit nga të cilët blihen këto organe, kanë prirje të jenë nga zonat më të varfra, sikurse është periferia e kryeqytetit filipinas, Manila. Shuma e ofruar, është rrallë më shumë se sa 5.000 dollarë. Ndërkohë, shitësit e këtyre organeve do të kërkojnë nga blerësit në vendet më të pasura, si SHBA-ja dhe Japonia deri në 200 mijë dollarë për një organ, duke futur në xhep gjithë diferencën.

Pjesa dërrmuese e transplanteve të organeve, si legale ashtu edhe ato ilegale, janë ato të veshkave. Kjo për shkak se veshkat janë ato që dëmtohen lehtësisht nga stili i jetesës, sikurse është uji i pijshëm, por ato gjithashtu janë me të gjendshme, pasi njerëzit kanë dy të tilla dhe mund ta dhurojnë njërën, pa ndikuar në cilësinë e jetës së tyre. Kjo e vendos çmimin e veshkave në rreth 150.000 dollarë. Mëlçia ka një çmim të ngjashëm, edhe pse është më pak e kërkuar. Pa dyshim, organet më të shtrenjta janë mushkëritë dhe zemra, të cilat mund të kushtojnë deri në 300 apo edhe 500 mijë dollarë.

Modeli iranian

Transplantimi i organeve të tregut të zi, paraqet mjaft probleme për shumë njerëz. Grupimet e rrezikuara, si ato jetojnë në komunitete të varfra, rurale, shpesh shfrytëzohen. Njerëzit vriten ose grabiten në varreza. Ekzistojnë rreziqe të mëdha shëndetësore si për donatorët ashtu edhe marrësit.

Dhe me vetëm rreth 10 për qind të kërkesës globale për organet që plotësohet, problemi i organeve të tregut të zi duket të jetë i pakapërcyeshëm. Për arsye të tilla, shumë ekspertë evokojnë modelin iranian. Rreth 30 vjet më parë, numri i personave me probleme të rënda të veshkave u rrit në Iran. Me trajtimet e dështuara dhe shpenzimet në rritje, qeveria filloi t’i paguante të afërmit për dhurimin e veshkave, dhe për të kryer operacionet jashtë vendit. Programi ishte disi i suksesshëm, me rënien e numrit të vdekjes së pacientëve, por shpenzimet sërish u rritën.

Kështu u ngrit shërbimi për dhurimin e organeve, me qendra në të gjithë Iranin. Ligji u lejonte njerëzve pa lidhje gjaku mes tyre të dhuronin organe, megjithëse pa zgjedhur se ku do të shkonte organi. Brenda një viti, donacionet u dyfishuan, me shumicën dërrmuese që vinin nga donatorë pa lidhje gjaku. Në këmbim të dhurimit, ata merrnin pagesa dhe sigurime shëndetësore falas, dhe kujdesi pas operacionit u përmirësua për të gjithë.

Qeveria bëri ndërkaq çdo përpjekje për të penguar “turizmin” për qëllime transplanti, duke i ndaluar të huajt të hynin në vend dhe të merrnin një veshkë iraniane, dhe lejuar vetëm refugjatët e njerëzit e varfër t’i dhuronin të tjerëve brenda grupit të tyre, duke nxjerrë jashtë ligjit çdo formë pagese për stafin spitalor apo ndërmjetësit. Një nga rezultatet më interesante është fakti se aty nuk ka tashmë dallime të mëdha demografike midis pranuesve dhe grupeve të donatorëve, çka do të thotë se të pasurit dhe të fuqishmit janë duke dhuruar dhe marrë po aq sa të varfrit dhe ata pa përkrahje. 

Trafikimi i fëmijëve dhe shfrytëzimi i krizave

Trafikimi i organeve të fëmijëve ndodh në të gjithë botën, por situata në Mozambik të Afrikës është ndoshta më e tmerrshmja. Në qytetin verior të Nampulës, murgeshat e një misioni humanitar që jetojnë në një jetimore të zonës prej mbi 30 vjetësh, flasin për shumë raste të rrëmbimit të fëmijëve, për të cilët nuk ka asnjë dijeni për fatin e tyre.

Trafikantët shënjestrojnë njerëzit më të varfër dhe më të pambrojtur, për dy arsye shumë të qarta: Ata janë më të gatshëm të shesin për pak para organet e tyre, dhe policia do të ketë më pak gjasa ta vërë re këtë trafik. Ndërkohë në rastet e vendeve në luftë apo të prekura nga kriza e refugjatëve, abuzimet janë shumë më të lehta për të ndodhur.

Në vitin 2015, kufoma e 9 somalezëve u gjetën në një plazh në Egjipt. Ndërsa fillimisht u dukën si refugjatë të mbytur në det, plagët në trupat e tyre e bënë të qartë se organet e tyre ishin hequr. Pas cunamit të vitit 2004, një lagje e varfër në Indi u bë e njohur si “Kidneyville”, pasi mjekët refuzonin t’i kuronin njerëzit që nuk mund të paguanin pa marrë diçka në kthim, pra organe të shëndetshme.

Problem i gjithsecilit

Shumë trafikantë e bindin veten se trafikimi i organeve shpesh është një krim pa viktima: Të sëmurët fitojnë shëndet, të varfrit marrin paratë, dhe ndërmjetësi fiton jetesën më atë aktivitet. Në fakt, tregu i zi i organeve është një problem që na prek të gjithëve. Në SHBA, rreth 120 mijë njerëz janë në pritje të transplantit të organeve, me një të ri që i shtohet listës çdo 10 minuta.

22 njerëz në ditë vdesin nga ajo listë, dhe megjithatë, një donator i vetëm organesh mund të shpëtojë 8 vetë. Duke dhuruar inde përveç organeve, një donator i vetëm mund të ndihmojë deri në 75 njerëz. Realiteti është se tregu i zi për organet ekziston, sepse si qeveritë ashtu edhe qytetarët dështojnë vazhdimisht të ndërmarrin ndonjë veprim të rëndësishëm për ta adresuar këtë çështje.

Në vitin 2015, Uellsi ndryshoi ligjet e veta për të miratuar një sistem, ku secili supozohet të jetë një donator organesh, përveç rastit kur ata e përcaktojnë ndryshe. Kjo i lejon mjekët të marrin organet pa shumë burokraci, gjatë së cilës ato mund të bëheshin të papërdorshme. Në vitin pasues, ata panë një rritje prej 10 dhjetë për qind të donacioneve të organeve (përkundrejt 4 për qind në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar).

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: faktetkryhetLindjaorganeveperendimtmerrshmetrafiku

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025
Next Post
Përfaqësuesja e madhe, kontakte me Besnik Hasin

Përfaqësuesja e madhe, kontakte me Besnik Hasin

Skandal/ Serbët i pritëm si miq, pasi ikën treguan fytyrën e vërtetë (Foto)

Skandal/ Serbët i pritëm si miq, pasi ikën treguan fytyrën e vërtetë (Foto)

Basha: Kjo është gomonia e Tahirit, me të cilën është bërë trafik droge

Basha: Kjo është gomonia e Tahirit, me të cilën është bërë trafik droge

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com