Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Evropa është e përçarë midis nacionalistëve dhe kozmopolitëve

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Evropa është e përçarë midis nacionalistëve dhe kozmopolitëve

Nga Maria Vasileiou, “Xinhua” /Një zënkë e ashpër politike mbi politikën e migracionit, që ndodhi në Gjermani pas përleshjeve të dhunshme kundër emigrantëve në qytetin Chemnitz, nënvizon një linjë të re konfliktuale që ngrihet në Bashkimin Evropian midis nacionalistëve dhe kozmopolitëve, thonë ekspertët.

“Ne e kemi përcaktuar gjithmonë një pjesë të madhe të politikës europiane, përgjatë dallimeve midis të majtës dhe së djathtës, por tani ekziston një linjë e re e konfliktit, midis nacionalistëve dhe kozmopolitëve, midis atyre që janë kundër emigracionit dhe preferojnë kufijtë e mbyllur, dhe atyre që janë në favor të internacionalizmit dhe hapjes – thotë Ben Crum, politolog në Universitetin Vrije në Amsterdam.

Sipas Crum, debati politik që po zhvillohet aktualisht në Gjermani, ku përleshjet e dhunshme në qytetin e Chemnitz, rindezën një grindje mbi politikën e emigracionit, mund të shihen përgjatë vijës së re të konfliktit.

“Debati politik në Gjermani, është në fakt një luftë mbi trashëgiminë e Angela Merkelit, dhe mbetet të shihet se si politika gjermane do të evoluojë, pasi kancelarja të përfundojë mandatin e saj aktuale”- tha eksperti politik për Xinhua, duke vënë në dukje se “ajo çfarë ndodh në Gjermani, është thelbësore për BE-në”.

Protestat e dhunshme të krahut të djathtë, shpërthyen në Chemnitz në fund të muajin gushtit, në landin lindor të Saksonisë, pas vrasjes së një gjermani, për të cilin u arrestuan 2 emigrantë nga Siria dhe Iraku. Përleshjet kanë tronditur thellë politikën gjermane, duke ringjallur tensionet në qeverinë e kancelares gjermane Angela Merkel, dhe duke shkaktuar një debat intensiv rreth politikës së kufijve të hapur të Merkelit në vitin 2015, për të lejuar hyrjen në vend të më shumë se 1 milionë refugjatëve.

“Në politikën gjermane, shumëçka varet nga mënyra se si Kristiandemokratët e Merkelit dhe aleatët e tyre, Unioni Kristiansocial (CSU), do të arrijnë të bëhen sërish një aleancë e qëndrueshme, duke arritur të fitojnë sërish votuesit që humbën në zgjedhjet e shtatorit të vitit të kaluar, në favor të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të së djathtës ekstreme”- shprehet Mark Elchardus, profesor i sociologjisë në Universitetin Vrij të Brukselit.

Qeveria e Angela Merkelit, u përball me krizën e saj më të thellë që kur u bë kancelare, kur në qershor u fol për një mosmarrëveshje mbi politikën e emigracionit në gjirin e partisë së saj, Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe aleatit të tij, Unionit Kristiansocial.

Ndjenja kundër emigracionit, e cila sipas Elchardus është në rritje në të gjithë BE-në, pavarësisht nga një rënie e mprehtë e numrit aktual të emigrantëve që hyjnë në Bashkimin Evropian, para nivelit të vitit 2015, luan një rol kyç në linjën në zhvillim të konfliktit midis nacionalistëve dhe kozmopolitëve në Evropë.

“Sot kriza e migracionit, është më shumë mbi mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj të ardhurve të rinj, dhe jo mbi atë se si të menaxhojnë vërtet numrin e atyre që arrijnë në BE”- tha Elchardus. Shkalla në të cilën emigrantët mbërrijnë sot në Evropë ka rënë ndjeshëm, që nga flukset e mëdha në vitin 2015.

Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga agjencia Frontex e kufirit dhe bregdetit të BE-së, në 8 muajt e parë të vitit 2018, numri i kalimeve të parregullta kufitare në BE, ra 40 përqind nga një vit më parë në rreth 86.500.

“Në skenën evropiane, ekstremet në zhvillim e sipër të pozitës nacionaliste përkundrejt asaj kozmopolite, janë më së miri të mishëruara nga kryeministri hungarez Viktor Orban në njërën anë, dhe presidenti francez Emmanuel Macron nga ana tjetër”- shton Crum.

“Evropa i ngjan më shumë si një fushëbeteje, midis asaj që thotë Macron dhe asaj që mbështet Orban”- mendon Elchardus, duke vënë në dukje se është e paqartë se si do të zhvillohet kjo betejë për ndikim, veçanërisht në lidhje me aleancën e palëve, në prag të zgjedhjeve për në Parlamentin Europian në majin e vitit 2019.

“Kundërshtia mes tyre është shumë e qartë:Makron mbështet demokracinë liberale, ai është pro-europian, ndërsa Orban mbështet demokracinë jo liberale, ai është euroskeptik dhe kundër emigracionit, por është plotësisht e paqartë se si kjo do të përkthehet në aleancat brenda parlamentit europian- shprehet sociologu.

Macron i konsideroi zgjedhjet e ardhshme europiane si një luftë midis “nacionalistëve dhe progresistëve” në muajin gusht, në një reagim pasi zv/kryeministri i Italisë, Matteo Salvini dhe Orban, e quajtën presidentin francez, armikun e tyre numër një.

Kritike për zhvillimet e mëtejshme, është nëse Partia Fidesz e Orban mbetet brenda Partisë Konservatore Popullore Evropiane (PPE), aktualisht grupimi më i madh në Parlamentin Europian. “Është e dyshimtë nëse partia e Orban do të mbetet në PPE”- tha Crum, duke vënë në dukje se “do të jetë më e natyrshme që ajo të nxitet ose të zhvendoset në një grup nacionalist më të djathtë brenda Parlamentit Evropian”.

Orban tha në qershor se ai do të preferonte që Fidesz të qëndronte brenda PPE, dhe të përpiqej të reformonte grupin nga brenda, por anëtarët e PPE, përfshirë edhe Kristiandemokratët e Merkelit, kanë kritikuar disa nga politikat e Orbanit.

Strategjia e Macron për zgjedhjet evropiane, është vendimtare mbi mënyrën se si do të evoluojë ekuilibri i fuqive politike përgjatë konfliktit mes nacionalistëve përkundrejt kozmopolitëve brenda BE-së. “Macron nuk është bashkuar me ndonjë nga familjet politike evropiane, dhe nuk ka tentuar të krijojë as grupin e tij”- vëren Crum.

Për më tepër, pikëpyetje të mëdha ngrihen rreth socialdemokratëve europianë. “Rënia e socialdemokracisë, dhe pamundësia e këtyre partive për të rifituar iniciativën e tyre, është një faktor i rëndësishëm, pasi ato kanë potencialin e ndalimit të rritjes së forcave anti-emigracion të ekstremit të djathtë”- vlerëson Elchardus.

Ndërsa Evropa ka përjetuar një rritje të mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë dhe anti-emigrantëve në zgjedhjet e fundit kombëtare dhe rajonale, socialdemokratët kanë përjetuar një rënie të mprehtë të popullaritetit të tyre në disa vende në anembanë kontinentit, më së fundmi në Suedi.

Në zgjedhjet kombëtare të javës së kaluar në vendin nordik, përqindja e votave të socialdemokratëve ra në nivelin më të ulët që nga viti 1911, ndërsa nacionalistët e Demokratëve Suedeze zgjeruan mbështetjen e tyre.

Elchardus parashikon nj rritje të mëtejshme të mbështetjes për forcat nacionaliste anti-emigracionin, por nuk sheh asnjë shumicë në vendet e Evropës Perëndimore, ku partitë kryesore demokratike “të arrijnë të frenojnë rritjen e ekstremit të djathtë, duke marrë qasje më të ashpra kundër emigracionit dhe integrimeve evropiane”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Plagosja e 77-vjeçarit nga RENEA: Më qëlluan, s’kam strehuar persona të dyshuar

Plagosja e 77-vjeçarit nga RENEA: Më qëlluan, s’kam strehuar persona të dyshuar

Foto/Saimir Tahiri përballë zyrës së Edi Ramës, kafe me ish-ministrin e PS-së

Foto/Saimir Tahiri përballë zyrës së Edi Ramës, kafe me ish-ministrin e PS-së

Shkarkimi nga detyra i 16 mësuesve në një shkollë, reagon Ministria: Pezullimi është bërë pasi…

Shkarkimi nga detyra i 16 mësuesve në një shkollë, reagon Ministria: Pezullimi është bërë pasi...

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com