Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Europa nxori zbuluar Ramën”, Paloka: Raporti i PE vulos krizën e demokracisë në Shqipëri

4 javë ago
in Kryesore

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar drejtuesin e Policisë së Shtetit se është vënë në krye të atij institucioni me qëllim shërbimi ndaj qeverisë dhe jo të luftës kundër krimit.

Në një intervistë televizive, Paloka deklaroi se roli i drejtorit të Policisë në Shqipëri është “lufta kundër opozitës” dhe jo kundër mafies apo korrupsionit. Ai theksoi se opozita do të vijojë protestat pavarësisht, sipas tij, represionit dhe presionit të qeverisë. Paloka u ndal edhe te raporti i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke thënë se dokumenti konfirmon shqetësimet e ngritura prej kohësh nga opozita për korrupsionin, zgjedhjet dhe lirinë e medias në vend.

Edi Paloka: Patronazhisti i fundit i ardhur në krye të policisë me vetëm një pikë synim, që kuptohet, ka kohë që dihet që roli i drejtorit të policisë në Shqipëri nuk është lufta kundër krimit, kundër mafies, kundër korrupsionit, është lufta kundër opozitës. Drejtori i fundit pra i narko-shtetit, i një qeverie që bashkëpunon me krimin dhe lufton opozitën, këtë detyrë ka. Edhe në deklarimin e fundit e ka bërë të qartë, e bëri të qartë në protestën e fundit të opozitës pozicionin e tij, cilat ishin meritat pse ai u zgjodh në krye të policisë, dhe sigurisht sot do bëjë të njëjtën gjë. Kjo nuk diskutohet.

E paralajmëroi me deklaratën që përmendët ju, kur tentoi të na vinte dhe kufijtë se ku duhet të ecim e ku duhet të marrim frymë, por sigurisht që thashë, kjo është detyra e tij. Detyra jonë është të protestojmë dhe t’ju tregojmë jo vetëm shqiptarëve por gjithë botës se sado i madh të jetë represioni, sado të rritet dhuna, sado të rritet, sado e fortë të duket diktatura në Shqipëri, ne do të vazhdojmë të jemi aty, të rezistojmë e t’i tregojmë gjithë botës se ne nuk e pranojmë. Nuk pranojmë të jetojmë nën një regjim të tillë. Thashë, sado i madh të bëhet represioni i kësaj diktature, ne do të vazhdojmë të jemi aty të përballemi.

Po, duke i qëndruar pak asaj që the ti, vërtetë që çfarë ka thënë opozita deri më sot, po vërtetohet edhe brenda, por gjëja pozitive është që po merr më në fund miratimin e qëndrimeve të saj dhe mbështetjen nga komuniteti ndërkombëtar. Raporti i Parlamentit Europian, përcakton dhe i jep të gjitha përkufizimet që praktikisht ka dhënë deri më sot opozita, duke filluar që nga zgjedhjet, tek situata e korrupsionit dhe situata politike në vend, te situata me mediat, pra të gjithë shtyllat kryesore të një demokracie, janë paraqitur në raportin e Parlamentit Europian ashtu siç janë në realitet dhe jo ashtu siç paraqiteshin për fat të keq deri pak kohë më parë, ku diplomacia, në thonjëza, e parave të korrupsionit dhe e gjithë pisllëqeve të tjera që ngrinte Rama në marrëdhëniet ndërkombëtare bënte që të shtrembëroheshin dhe këto raporte.

Për fat të mirë, ne kemi krijuar tashmë kontaktet tona direkte me institucionet ndërkombëtare, me Bashkimin Europian, me Parlamentin Europian, me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe sigurisht këto marrëdhënie kanë dhënë dhe rezultat dhe rezultatin i jep në një farë mënyre një notë pozitive dhe vetë Rama kur thotë që opozita është shkaktarja e faktit.

TË LIDHURA

Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026
Kryesore

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026
Aktualitet

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

18:24 | 05/06/2026
Next Post

Greqia godet rrjetin e abuzimit dhe pornografisë me fëmijë, dy të arrestuar dhe tre nën hetim

Terror në aksin Prrenjas–Pogradec/ Hidhet vaj në rrugë, makinat rrëshqasin dhe humbasin kontrollin

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

by mirseda
18:47 | 05/06/2026
0

Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët që...

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

18:24 | 05/06/2026

Rama në Vlorë: Zvërneci është çështje e pronarëve, nuk vendoset nga protesta

18:23 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com