Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Europa në kaos, ekstremistët po krijojnë aleanca të reja

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Europa në kaos, ekstremistët po krijojnë aleanca të reja

Nga Simon Tisdall “The Guardian”/ Mund të ketë qenë thjesht një rastësi. Apo ndoshta vendimi për të ekspozuar veprën më të famshme të Edvard Mynsh “Britma” në Muzeun Britanik në muajin prill, që pason daljen e  planifikuar të Britanisë më 29 mars nga Bashkimi Evropian, është një copëz arti e një subversioni të qëllimshëm.

Sido që të jetë, imazhi i paraqitur nga piktori norvegjez i dhimbjes ekstreme, të shkaktuar nga ankthi i madh, paqëndrueshmëria mendore, pikëllimi, vetmia dhe ndarja, duket veçanërisht i përshtatshëm për kohën. E megjithatë, ndërsa Britania po rrezikon të përballet potencialisht me një ezaurim nervor, një Evropë e nervozuar nuk është në një gjendje shumë më të mirë.

Nervoziteti lidhet me perspektivat dhe kohezionin e BE-së në prag të zgjedhjeve për në Parlamentin Europian më 23 dhe 26 maj. Kjo garë zakonisht e mërzitshme dhe jo-frymëzuese,

po shndërrohet në një fushëbetejë, në të cilën mund të luftohet dhe të vendoset fati i një lufte përfundimtare mbi drejtimin e Europës.

Në zgjedhjet e fundit në vitin 2014, u rregjistrua pjesëmarrja më e ulët në botë; 2019-a mund të jetë shumë ndryshe. Në skenë po dalin 2 kampe rivale, dhe njëri është i dënuar të mposhtet. Në njërën anë qëndrojnë Franca dhe Gjermania, “motori” emblematik që çon përpara BE-në që nga krijimi i saj.

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, shpreson që votuesit të mbështesin vizionin e tij për një Evropë më të integruar, ekonomikisht, financiarisht dhe politikisht. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është e kujdesshme në lidhje me specifikat, por mbështet në parim vizionin e Makron.

Që të dy duan një BE, që mund t’i shërbejë më mirë interesave dhe vlerave të saj, në një botë të tronditur nga sjellja e Donald Trumpit. Në fjalimin e saj me rastin e Vitit të Ri, Merkel tha se Gjermania do të merrte më shumë përgjegjësi, për të kërkuar “zgjidhje globale” për probleme globale si terrorizmi, emigracioni dhe ndryshimet klimatike.

Deklaratat e saj, u cilësuan si sfidë ndaj agjendës nacionaliste “Amerika e Para” të Trump, dhe përparimit populist të së djathtës në vitet 2016-2018, në skajet e Gjermanisë dhe në mbarë Evropën. Merkel dhe Makron, do të nënshkruajnë këtë muaj një përditësim shumë simbolik të marrëveshjes historike të miqësisë franko-gjermane të vitit 1963, në qytetin kufitar të Ahenit. Ata synojnë të përshpejtojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe diplomacisë, veçanërisht në këshillin e sigurimit të OKB-së, ku Gjermania po fillon një mandat 2-vjeçare. Mesazhi i tyre është i qartë:çfarëdo gjëje që mund të thotë Trump, multilateralizmi dhe rendi botëror i bashkëpunimit i pasluftës, mbeten gjallë dhe në këmbë – dhe tani e tutje “shtëpia” e tyre ideologjike, do të jetë në zemër të Evropës.

Problemet me këtë qasje janë të shumta. Sa për fillim, për pjesën më të madhe të asaj mbi të cilën do të bihet dakord në Ahen, sillet rreth një pakoje masash të Makron, idetë më ambicioze të të cilave rreth integrimit buxhetor dhe eurozonës, gjejnë një mbështetje të paktë në Berlin. Pastaj ka edhe një dobësi në rritje të të dy liderëve.

Pas një vargu rëniesh në zgjedhjet lokale në disa lande, Merkel tha se nuk do të qëndrojë në detyrë më gjatë se viti 2021. Makron është nën “rrethim” në shtëpi nga demonstratat e Jelekëve të Verdhë – që janë rrëmbyer nga e djathta ekstreme- që po iu kundërvihen çdo gjëje, nga kostoja e jetesës deri tek sjellet e tij prej Mbreti Diell.

Vëzhguesit e BE-së, e kanë parë marrëveshjen e Ahenit si një ripërcaktim të gjërë të qëllimeve të vendosura, kryesisht thelbësore, të cilat megjithatë pasqyrojnë një realitet të rilindur gjeopolitik: që me Britaninë jashtë unionit, Parisi dhe Berlini po rivendosin hegjemoninë europiane praktikisht të pakontrolluar, që ata gëzonin para se Eduard Hith dhe Margaret Theçër të futeshin në union pas vitit 1973.

Me pak fjalë, aksi dominant franko-gjerman është rikthyer, ose mund të jetë një lajm i keq për aleatët e braktisur të Mbretërisë së Bashkuar në Evropën Qendrore dhe Lindore. Një problem më themelor me këto makinacione, janë votuesit e papërshtatshëm të Evropës, çka na çon sërish tek zgjedhjet e majit.

Javën e kaluar pamë shprehjen më të pahijshme të partive të ndryshme, kryesisht populiste, nacionaliste, anti-emigrante dhe ksenofobike të Evropës, që u bënë bashkë për t’i dhënë fund kontrollit sklerotik dhe vetë-shërbyes të Brukselit.

Duke folur në Varshavë, pas takimit me anëtarët e lartë të qeverisë konservatore të Polonisë, Mateo Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë dhe kreu i Lidhjes, partisë së të djathtës ekstreme, bëri thirrje për një koalicion kontinental që do të bënte fushatë për një “rilindje të vlerave evropiane” kundër të huajve, dhe për t’i dhënë fund një Evrope “të udhëhequr nga burokratët”, që nënkupton Komisionin Evropian, Francën, Gjermaninë dhe vendet e Beneluksit.

Salvini fitoi shpejt duartrokitjet dhe përkrahjen e euroskeptikut anti-emigrant, anti-mysliman, Viktor Orban. Kryeministri i Hungarisë, i ka cilësuar më herët zgjedhjet evropiane të majit si një garë personalitetesh mes tij dhe Makronit. Tani linjat e betejës po zgjerohen, si dhe ajo çka është në lojë.

Çmimi në këtë garë, është e gjithë Evropa. Parashikimi i besueshëm i Salvinit për një “pranverë të re evropiane”, duket në pamje të parë, të jetë ogurzi dhe i tepruar. Pretendimi i Orbanit se çështja e migracionit është përcaktuese në politikën evropiane, dhe udhërrëfyesi i tij për një marrjen e kontrollit të BE nga e djathta ekstreme, tingëllon si një ëndërr e keqe. Por a është vërtet kështu?

Ka një teori, tërheqëse për progresistët dhe liberalët për arsye të dukshme, se populizmi euroatlantik ka arritur kulmin, Trump e ka humbur popullaritetin e tij me murin me Meksikën, se zemërimi me krizën e refugjatëve sirianë ka kaluar, se inati që nxiti Brexit dhe kohët e fundit të djathtën ekstreme në Suedi, Itali dhe Spanjë, është zbutur.

Ëndërroni. Bilanci i pushtetit politik në Evropë është zhvendosur nga qendra në ekstreme, ndoshta përgjithmonë, dhe kryesisht në dobi të së djathtës ekstreme. Rreth një në gjashtë votues të Europës Perëndimore, mbështesin tani rregullisht partitë populiste. Pabarazitë ekonomike, po shkaktojnë gjithnjë e më shumë mëri.

Në të gjithë Evropën, emigrimi – problem lokal apo jo – ngjan me një bombë, që është gjithnjë gati të shpërthejë pa ndonjë paralajmërim. Jeni apo jo dakord me Orban, emigrimi është shndërrua në një “kalë troje” që kap gjithçka që mundet, duke përfshirë shqetësimet rreth identitetit, burimeve të fundme, komunitetit, kulturës dhe sovranitetit.

Ai simbolizon dështimin e perceptuar të elitave të establishmentit për të kuptuar, lëre më pastaj zgjidhur “problemin”. Kjo është një armë e fuqishme zgjedhore. Kur Salvini flet për një Europë të ripërtërirë mbi “gjakun, forcën dhe energjinë e re”, ka një jehohë të pagabueshme retorike të një epoke tjetër të destabilitetit, të një demagogu tjetër të çmendur, të një krize panevropiane të lidershipit dhe legjitimitetit.

Nisur nga mënyra se si po shkojnë gjërat, ndoshta ata në Bruksel duhet të luten për një përsëritje të pjesëmarrjes së ulët, si në zgjedhjet e majit 2014. Ose ndoshta të gjithë duhet t’i vëmë duart në kokë dhe të bërtasim.  Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

 

TË LIDHURA

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

09:48 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër
Aktualitet

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
Next Post
Zhegrova, “blerja” më e re e Panuccit

Vishet kuqezi në Itali, ylli kosovar drejt gjigantëve të Serie A

Argumentet pse policia nuk duhet të marrë dekorata për dorëzimin e Balilit

Argumentet pse policia nuk duhet të marrë dekorata për dorëzimin e Balilit

Mos bëni plane pa parë temperaturat për sot

Mos bëni plane pa parë temperaturat për sot

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com