Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Etjen do ta shuajmë me “flluska uji” pa përdorur shishe plastike

9 vjet ago
in Kryesore, Teknologji
Etjen do ta shuajmë me “flluska uji” pa përdorur shishe plastike

Shishet plastike të ujit shumë shpejt mund të shndërrohen në materiale që i takojnë të kaluarës. Ndotja nga plastika është duke u bërë një problem gjithnjë e më i madh. Konsumi global i plastikës është rritur nga rreth 5 milionë tonë në vit në dekadën e viteve 1950-të, në gati 110 milionë tonë në vitin 2009. Plastika është material i vështirë që i duhet deri në 1 mijë vjet për t’u tretur. Madje edhe pasi degradon, përfundon në pjesëza mikroskopike helmuese në trupin dhe stomakun e kafshëve që ne konsumojmë. Një kompani angleze ka krijuar një produkt që mund të ndihmojë për zgjidhjen e këtij problemi.

Befasi madje edhe shokim, mund të pikaset në reagimet e para të njerëzve që shijojnë një “Ooho” (Uho!).

Por, pasi kalon surpriza fillestare, ata kuptojnë se e vetmja gjë që ndryshon në atë çfarë po hanë, është paketimi.

“Është një membranë e përbërë nga alga deti që mund të përmbajë ujë ose çfarëdolloj lëngu tjetër. Prodhohet nga ekstraktet e një alge ngjyrë kafe që quhet alginate”, shpjegon Rodrigo Garcia Gonzalez, i firmës “Skipping Rocks Lab”.

Membrana nuk ka shije dhe është e ngrënshme. Por, edhe nëse thith vetëm ujin që përmban dhe vetë membranën e hedh poshtë, ajo dekompozohet për rreth katër javë.

“Ja fillojmë me algat si material bazë, por më tej kryhen disa procese që mundësojnë një sferë me fortësinë e duhur. Siç e shikoni,… është goxha e fortë”, thotë zoti Gonzalez duke e hedhur sferën në ajër.

Një shishe plastike uji kërkon qindra vjet për të degraduar.

“Shumica e njerëzve marrin një shishe që e mbajnë për rreth 5 minuta. E pinë ujin dhe pastaj e hedhin. Përse duhet të vazhdojë ajo të ekzistojë për 700 vjet të tjera? Pra, kjo është absolutisht një zgjidhje për këtë problem”, thotë Lise Honsinger.

Por, “Ooho” nuk mund të shërbejë si një zgjidhje e plotë. Ajo nuk mund të rimbushet. Ka përmasa të vogla dhe jetëgjatësinë e ruajtjes në magazinim e ka vetëm për pak ditë.

Ekipi thotë se po punon edhe në këtë drejtim.

“Po punojmë p.sh. për të zgjatur jetëgjasinë e magazinimit, për opsione të ndryshme për sa i përket trashësisë; nëse do të duam p.sh. diçka tjetër që qëndron më drejt, apo që të jetë më fleksibël për maratonat e vrapit ku njerëzit duan thjesht ta kapërdijnë siç është”, thotë zonja Honsinger.

Një tjetër problem është shkallëzueshmëria. Ekipi është në gjendje të prodhojë vetëm disa mijëra në ditë, por po punon për një sistem të automatizuar që do ta rrisë këtë shifër në qindra mijëra, raporton VOA.

Ata gjithashtu kanë zbuluar mënyrën se si “Ooho” të përmbajë alkool. Pra, kur të porosisni pijen e radhës, përgatituni që ajo t’ju vijë në një gotë rrumbullake të ngrënshme.

Tags: “flluska uji”kompani anglezeOohoshishe plastike

TË LIDHURA

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë
Aktualitet

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
Next Post
Kadri Veseli, kandidat i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli, kandidat i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Akset rrugore me trafik, policia: Qarkulloni me shumë kujdes

Akset rrugore me trafik, policia: Qarkulloni me shumë kujdes

Incidenti në Burrel, reagon dega PD-së në Mat: Ngjarja nuk ka motive politike

Incidenti në Burrel, reagon dega PD-së në Mat: Ngjarja nuk ka motive politike







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

by mirseda
20:11 | 16/01/2026
0

Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj...

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

Garda blindon dyert e Kryeministrisë, para protestës së Adriatik Lapajt

19:13 | 16/01/2026
Rama opozitës: Reforma zgjedhore do të bëhet, me ju ose pa ju

Rama opozitës: Reforma zgjedhore do të bëhet, me ju ose pa ju

19:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com