Ish Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, deklaroi në emisionin N1 në Sarajevë, se ka një ndryshim tepër të madh midis mënyrës se si ai e ka qeverisur vendin, dhe se si po e qeveris kryetari aktual i shtetit, Aleksandër Vuçiç.
Tadiç tha se Vuçiç “nuk ka ndryshuar thelbësisht” që nga vitet 1990, por vetëm retorika e tij dhe ajo që është e dobishme për të, shkruan Dansas.
Tadiç u shpreh se në mandatin e tij, Serbia, duke bashkëpunuar me gjykatën e Hagës, respektoi ligjet e saj dhe Ligjin për Bashkëpunim me Tribunalin, i cili ishte gjithashtu një ligj ndërkombëtar.
Sipas Tadiç, në mandiatin e tij ai kontribuoi në idenë e pajtimit dhe se një pjesë e kësaj ideje ishte bashkëpunimi me Hagën, arrestimi i të gjithë të paditurve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ai thotë se do të përsëriste të njëjtën gjë dhe do të respektonte ligjin.
I pyetur se sa ndryshe ishte Serbia “në kohën e tij” në lidhje me Serbinë sot, ai thotë se ka një ndryshim të madh, sepse Serbia sot drejtohet nga njerëz që ishin avokatë të opsionit të luftës, dhe tani janë mbrojtës të opsionit pro-evropian.
Ai vuri në dukje se bartësit e politikës së viteve 1990 tani janë në pushtet në Serbi dhe kjo është arsyeja pse kemi të njëjtat reagime për ngjarjet në rajon.