Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ergys Mërtiri: Berisha nuk la rrugë tjetër, arrestimi i tij i hap rrugën edhe atij të Ramës

2 vjet ago
in Politikë
Ergys Mërtiri: Berisha nuk la rrugë tjetër, arrestimi i tij i hap rrugën edhe atij të Ramës

Për analistin dhe sociologun Ergys Mërtiri, heqja e imunitetit të Berishës ishte i pritshëm, sepse kjo ishte parashikuar që kur ai u shpall non grata nga SHBA. Mërtiri deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se amerikanët nuk do të dilnin te Rama pa mbaruar punë me Berishën dhe Metën.

Biseda në studio:

Ergys Mërtiri: Për mua ishte e pritshme dhe e kam thënë që para dy vitesh dhe e kam parë sjelljen e zotit Berisha për t’u mbrojtur nga kjo ditë. Nga mënyra se si po sillet ai nuk lë rrugë tjetër. Në momentin që u shpall non grata dhe amerikanët ndërkohë bënë SPAK-un, unë besoj se këto kanë patur lidhje me njëra-tjetrën, sepse edhe shpallja non grata u bë, duke u thënë se ka një dosje dhe kjo do të vijë në Shqipëri. Nuk e di nëse ka ardhur, por në frymën që po prodhohet, kjo do të vijë.

E shoqëruar kjo edhe me faktin se z. Berisha gjatë gjithë kësaj kohe ka sulmuar SPAK-un dhe më shumë se Ramën, të bën të kuptosh se ka patur frikë nga SPAK-u.

Ylli Rakipi: Në fakt ne e kemi kërkuar atë dosje, por nuk është. Është një vendim më së shumti politik i SHBA-ve për të goditur një njeri për të cilin thonë se ka minuar demokracinë, pastaj fut edhe këto fjalët korrupsion etj. Se po t’i marrësh për korrupsion, këta duhen marrë të gjithë dhe duhen kyçur në një hapsanë të madhe.

Ergys Mërtiri: Nuk na dalin burgjet. Vetë Gabriel Escobar ka kërkuar një një institucion hetimor të vijë të na e kërkojë dosjen dhe ne ua japim. Pra nuk ka ardhur se nuk e ka kërkuar kush, sepse Berishën e kanë mbrojtur njerëzit që drejtuan SPAK-un. Ndërrimi dhe kalimi te z. Dumani dhe ne kujtojmë luftën që bëri Yuri Kim me z. Rama për të mos lejuar që SPAK-u të kapej prej tij, po i hap rrugë një sërë procesesh që kanë nisur, përfshirë edhe z. Berisha.

Nuk besoj se amerikanët e kanë nisur gjithë këtë konflikt kot dhe e shoh si gjë të mirë. Arrestimi i Berishës, nëse ndodh, do t’i hapë rrugë ndoshta edhe arrestimit të Ramës.

Ylli Rakipi: Pak e vështirë kjo, sepse sistemin e ka marrë në dorë një tjetër.

Ergys Mërtiri: Për mua Berisha ka qenë garancia e Ramës. Amerikanët nuk do të dilnin te Rama pa mbaruar punë me Berishën dhe Metën.

Ylli Rakipi: Ti nuk mendon se SPAK-u, pjesa dërrmuese, ndihmon dhe shpëton Ramën?

Ergys Mërtiri: Rama ka influencat e veta në SPAK, por nuk e ka nën kontroll dhe kjo përbën rrezik për të. Dhe Rama është përpjekur ta mbrojë Berishën për të mos i ardhur radha.

TË LIDHURA

Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët
Politikë

Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

19:14 | 19/01/2026
Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë
Politikë

Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë

19:10 | 19/01/2026
Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin
Politikë

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Next Post
Pas heqjes së imunitetit të Berishës reagon Spiropali: S’ka natë që s’ka gdhirë, sado qoftë e gjatë

Pas heqjes së imunitetit të Berishës reagon Spiropali: S’ka natë që s’ka gdhirë, sado qoftë e gjatë

‘E rëndë’, ndërron jetë foshnja e porsalindur, prindërit ngrenë akuza

‘E rëndë’, ndërron jetë foshnja e porsalindur, prindërit ngrenë akuza

“Do të përfundosh si Pinoçeti”, Artan Hoxha tregon përballjen në emision me Berishën para 6 vitesh

"Do të përfundosh si Pinoçeti", Artan Hoxha tregon përballjen në emision me Berishën para 6 vitesh







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

I burgosuri humb jetën në spital, çfarë dyshohet
Aktualitet

I burgosuri humb jetën në spital, çfarë dyshohet

by mirseda
08:42 | 20/01/2026
0

Një i burgosur 47-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. I dënuari...

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,

08:27 | 20/01/2026
Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com