Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan i irrituar: Mos prisni drejtësi tek Kombet e Bashkuara

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Nxehen gjakrat, ministri grek: Erdogan është krejtësisht i çmendur

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkencëtarët dhe akademikët ka deklaruar “Mos prisni, mos kërkoni drejtësi as te Këshilli i Sigurimit të OKB-së, as tek Kombet e Bashkuara, sepse nuk ka një gjë të tillë”.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkencëtarët dhe akademikët që kanë kontribuar në literaturën shkencore të Turqisë dhe atë botërore, aktivitet ky i organizuar nga Institucioni i Studimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK) si dhe nga Akademia e Shkencave të Turqisë (TÜBA).

“Myslimanëve nuk iu është njohur e drejta që të shprehen as për të ardhmen e tyre dhe as për çështjet e përbashkëta të njerëzisë. Fakti që bota islame me një popullsi prej 1.7 miliardë nuk ka as edhe një anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është rezultat i këtij shtrembërimi. Prandaj unë them se ‘Bota është më e madhe se 5. As shpërndarja e këtyre 5 vendeve në botë nuk është e drejtë. Po ashtu as në pikën e kontinenteve, besimeve dhe etniciteteve”, tha Erdogan.

Sipas tij, “Ka gjithsej 194 anëtarë, 5 anëtarë të përhershëm dhe në anën e tyre 15 anëtarë të përkohshëm dhe me këtë gënjejnë botën. Sepse 15 anëtarët e përkohshëm nuk kanë asnjë vlerë, vetëm ulin dhe ngrenë dorën. Çdo gjë varet prej atyre 5 vendeve ku njëri nga këta anëtarë mund të bllokojë çdo gjë”.

“Pra, ku mbesin fjalët se kjo është themeluar mbi drejtësinë dhe për të siguruar drejtësinë në botë? Mos prisni, mos kërkoni drejtësi as te Këshilli i Sigurimit të OKB-së, as tek Kombet e Bashkuara, sepse ketegorikisht nuk ka një gjë të tillë. Janë përpjekur që konfliktet, tensionet, mungesën e arsimimit, varfërinë dhe varësinë e jashtme t’i bëjnë të jenë fati i botës sonë. Për fat të keq, ndërtuesit e këtij sistemi kanë qenë pjesërisht të suksesshëm”, theksoi Erdogan për të shtuar më tej:

“Sot, kur shohim botën islame, po dëshmojmë një peizazh që konsumon më shumë energji me konflikte të brendshme, se sa në vend që ta vënë atë në studime shkencore, akademike dhe kulturore. Kur shohim në mjedisin tonë, ne përballemi me një gjeografi që lufton me probleme në shumë fusha çështjet që shkojnë nga shpërndarja e të ardhurave drejt drejtësisë, diplomacisë, demokracisë, ekonomisë, të drejtave dhe lirive”.

Duke tërhequr vëmendjen se pozita gjeografike islame në kohët e fundit është bërë produkt i një loje të madhe, Erdogan tha se “Burimet e tyre u shfrytëzuan, tokat e tyre ishin të fragmentuara dhe kufijtë e tyre u riformuan sipas llogarive për naftën, arin, diamantet dhe interesave. Sistemi i ri global, i ndërtuar pas Luftës së Parë Botërore dhe i fortifikuar pas Luftës së Dytë Botërore, e shtyu botën islame në rrugë. Në këtë sistem të ri, myslimanëve nuk u jepet e drejta të flasin as për të ardhmen e tyre dhe çështjet e përbashkëta të njerëzimit”.

Në lidhje me hapat e bëra nga Turqia në 16 vitet e fundit, presidenti Erdogan tha: “Turqia ka shpërbërë varësinë që i është imponuar për shekuj ndaj saj dhe kulturës së saj. Gjatë kësaj periudhe vendi ynë ka arritur shumë përparime nga ekonmia, industria, tregtia, transporti dhe teknologjia. Me veprimet e realizuara është rritur besimi i popullit, është rritur vetëbesimi i tij”.

“Tashmë Turqia ka një industri të mbrojtjes e cila 16 vite më parë kishte një kapacitet prej 20 për qind ndërsa sot në 65 për qind dhe mbi të gjitha përballon nevojat e saj si dhe eksporton. Të gjitha këto i kemi arritur me revolucione të heshtura në fushën e demokracisë dhe lirive. Pas suksesit të vendit tonë qëndron hapja e rrugës për studime shkencore, mbështetja e shkencëtarëve si dhe eliminimi i presionit dhe favorizimeve në këtë fushë”, potencoi Erdogan.

TË LIDHURA

Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit
Bota

Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit

19:38 | 19/06/2025
Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve
Bota

Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve

17:24 | 19/06/2025
Zelenskyy bën thirrje për rritjen e pr*sionit ndaj Rusisë
Bota

Zelenskyy bën thirrje për rritjen e pr*sionit ndaj Rusisë

14:15 | 19/06/2025
Next Post
Aksident tragjik/Makina përfundon poshtë kampionit, humbin jetën 4 të rinj (Video)

Aksident tragjik/Makina përfundon poshtë kampionit, humbin jetën 4 të rinj (Video)

Policia identifikon autorin e vrasjes së 17-vjeçares në Laprakë

Policia identifikon autorin e vrasjes së 17-vjeçares në Laprakë

6 shenjat që tregojnë se mund të keni kancer

6 shenjat që tregojnë se mund të keni kancer

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com