Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Elis Bakaj “justifikohet” me familjen. Profesionist apo jo?

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Elis Bakaj “justifikohet” me familjen. Profesionist apo jo?

Elis Bakaj është bërë protagonist në ndeshjen e së hënës përballë Partizanit edhe pse nuk shënoi. Ai është konfliktuar me tifozët e kuq dhe ka kaluar në ofendime dhe sharje mes tyre, gjë që solli edhe kartonin e kuq për Bakajn. Pas këtij veprimi futbollisti ka shkruar një letër ku sqaron se çfarë e detyroi atë që të përfundonte në këtë sjellje, po ashtu edhe përplasjen me drejtorin sportit të Partizanit, Olsi Rama.

“Përshëndetje, të nderuar miq dhe sportdashës! E ndiej si detyrim, në respekt ndaj jush, të shpjegoj situatën e ndodhur në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit. Në radhë të pare dua të sqaroj “përplasjen” e sajuar me z.Olsi Rama. Dua ta falënderoj atë për këshillat që më dha në ato moment, kur e kisha humbur kontrollin. Me qytetari dhe kulturë pata një bashkëbisedim me drejtorin e Partizanit. Ai me të drejtë më tërhoqi vëmendjen për veprimet e mia dhe, pasi unë i shpjegova arsyet, më tha të futesha në dhomat e zhveshjes. Pra, nuk ka patur asnjë përplasje mes meje dhe z.Rama. Do t’iu lutesha mediave të mos sajojnë dhe amplifikojnë, për më tepër të mos politizojnë. Sa i takon momentit tim të nervozizmit, dua të sqaroj se, pa filluar ende loja, jam ofenduar në kor nga familja. Ta dëgjosh është e lehtë, por nëse vihesh për 1 sekondë të vetme në pozitat e mia, atëherë gjithsecili prej jush do të më kuptojë më mirë.

Gjithsesi, kjo nuk justifikon sjelljen time antisportive për të cilën mbaj përgjegjësi të plotë para gjithkujt, por me mbingarkesën psikologjike që kisha nga ofendimet konstante gjatë gjithë ndeshjes, reagova në atë mënyrë. Dua të sqaroj se reagimi im ishte ndaj 2-3 personave në tribunën qendrore të “Selman Stermasit”, të cilët po me shanin si individ gjatë gjithë kohës, edhe në momentin e zëvendësimit. Për më tepër aty ndodheshin edhe familjarët e mi, që janë konfliktuar (jofizikisht) me këta tifozë. Unë durova dhe nuk reagova ndaj pjesës përkarshi të tifozëve, që po më ofendonte pa ndalim. Por, në atë moment, të shikosh 2-3 individë që të ofendojnë familjen, nuk e pranoj. Nuk lejoj askënd të prekë familjen time. Atë, si çdo person tjetër, e kam të shenjtë. Nuk është shenjë frike, as servilizmi, por në jetë mund të ndryshosh gjithçka, veç të kaluarës tënde. Shikoj shumë tifozë që më sulmojnë sikur kam harruar Partizanin. Jo, Partizanin e kam në konsideratë! Aty mësova “abetaren” e futbollit! Por, më thoni çfarë të bëj nëse luaj për një skuadër tjetër, të mos i shënoj Partizanit?! Të gëzohem, kur ata më ofendojnë?

Reagimet e mia janë të provokuara dhe imponuara nga të tjerë. Përse arbitri nuk e ndali lojën kur kishte thirrje masive ofenduese ndaj meje? Po nëse shahej familja e tij, a do ta ndërpriste ndeshjen? Unë nuk dua të marr shembuj të lojtarëve botërorë, që kanë bërë veprime të të tilla. Padyshim kam gabuar me atë reagim, por nuk isha shkaku, isha pasoja e provokimeve të pandalshme ndaj meje dhe familjes sime. Në karrierën time sportive jashtë Shqipërisë mund të analizoni që s’kam patur asnjë veprim antisportiv. Gjithashtu, edhe kartonët e verdhë kanë qenë të minimizuar, të kuqtë s’janë diskutuar fare. Edhe në ekipet kombëtare kam patur sjellje korrekte, asnjë përplasje. Mund të kem bërë veprime të gabuara në të kaluarën time, kur isha ende i ri në moshë, por tani kam reaguar për diçka madhore, për familjen time, ndaj nuk kam asnjë pishman ndaj atyre që më prekin gjënë më të shtrenjtë që kam. Respektoj tifozët e vërtetë, por jo ata që vijnë në stadium me motivin e vetëm për të më ofenduar mua. Duke lënë veç gjithçka, edhe motivin e fortë që kisha për atë reagim, u kërkoj ndjesë shokëve të skuadrës dhe klubit tim, pasi mund të mungoj në ndeshjet e radhës”.

Tags: apoBakajElisfamiljenjojustifikohetprofesionist

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Next Post
Ish-ministri i Brendshëm kujton Feti Voglin: I thirra, por nuk iu përgjigj apelit

Ish-ministri i Brendshëm kujton Feti Voglin: I thirra, por nuk iu përgjigj apelit

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/Trump fajëson sërish Obamën

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/Trump fajëson sërish Obamën

Chelsesa-Barcelon/Formacioni i kombinuar, po “Blutë e Londrës” ku janë?

Chelsesa-Barcelon/Formacioni i kombinuar, po “Blutë e Londrës” ku janë?







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

by mirseda
08:12 | 07/03/2026
0

Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë....

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com