Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Eliot Engel i shkruan sekretarit Pompeo: Drejtësi për viktimat e luftës së Kosovës

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Eliot Engel i shkruan sekretarit Pompeo: Drejtësi për viktimat e luftës së Kosovës

Ligjvënësi Eliot L. Engel, i bëri thirrje departamentit amerikan të shtetit që ta shndërrojë drejtësinë për viktimat e luftës së Kosovës, në element qendror të angazhimit dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Serbinë.

Në një letër dërguar sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, ligjvënësi Engel thekson se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, nuk duhet të ecë përpara derisa kriminelët serbë të luftës nuk mbahen përgjegjës.

“Mijëra civilë janë vrarë, dhjetëra mijëra janë përdhunuar dhe qindra mijëra janë dëbuar me forcë nga trupat serbe. Megjithëse faktet janë gjerësisht të ditura, pothuajse askush nuk është vënë para drejtësisë në Serbi për këto krime të luftës, ndonëse, në shumë raste, dëshmitë flasin se urdhrat janë dhënë drejtpërdrejt nga kreu shtetëror. Kjo është thellësisht shqetësuese” shkroi ligjvënësi Engel.

Në letrën dërguar sekretarit Pompeo, ai vlerëson vendimin e 18 dhjetorit me të cilin administrata i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri, për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e tre shqiptaro amerikanëve në vitin 1999.

Radosavleviç, shkruan në letër zoti Engel, “ishte për një kohë të gjatë i dyshuari kryesor për vrasjen e tre shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyçi dhe krime të tjera të luftës. Ky vendim i rëndësishëm që u mor gati 20 vjet pas përfundimit të luftës, është një pikë kthese për fushatën e familjes Bytyçi për drejtësi dhe një hap i parë shpresëdhënës për t’u siguruar se Serbia mbahet përgjegjëse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit”.

Duke theksuar se vëllezërit Bytyçi u vranë brutalisht në vitin 1999 derisa po shoqëronin një familje të komunitetit rom nga Kosova për në Serbi, ligjvënësi Engel shkruan se “mjerisht vrasja e tyre nuk ishte lemeria e vetme e regjimit të (Slobodan) Millosheviçit kundër qytetarëve të Kosovës. Mijëra civilë janë vrarë, dhjetëra mijëra janë përdhunuar dhe qindra mijëra janë dëbuar me forcë nga trupat serbe. Megjithëse faktet janë gjerësisht të ditura, pothuajse askush nuk është vënë para drejtësisë në Serbi për këto krime të luftës, ndonëse, në shumë raste, dëshmitë flasin se urdhrat janë dhënë drejtpërdrejt nga kreu shtetëror. Kjo është thellësisht shqetësuese” shkroi ligjvënësi Engel.

Në letër ai i referohet edhe raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, të publikuar në vitin 2017 me titull “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë – operacioni i fshehjes së trupave”.

Në dokument thuhet se prej vitit 2001, në varrezat masive në Serbi, janë gjetur trupat e 941 shqiptarëve, shumica civilë, që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Nga ta “744 trupa të shqiptarëve të Kosovës janë gjetur në Batajnicë, në periferi të Beogradit, së paku 61 në Petrovo Selo, dhe 84 në Liqenin e Peruçacit. Së paku 52 trupa janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë”, thuhet në dokument.

Sipas fondit, zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ushtrisë jugosllave kanë qenë të përfshirë në fshehjen e krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

“Dëshmitë flasin se vendimi për fshehjen e provave të krimeve të kryera është marrë më së voni në mars të vitit 1999 , dhe në fshehjen e trupave kanë marrë pjesë pjesëtarët e departamentit për siguri publike, të sigurimit shtetëror të ministrisë së Brendshme dhe ushtria jugosllave nëpërmjet reparteve për ‘pastrimin e terrenit’. Përveç tyre në largimin e trupave kanë marrë pjesë edhe civilë e punonjës të ndërmarrjeve publike, makineritë e të cilëve janë përdorur gjatë operacioneve”.

Ligjvënësi Engel shkruan se raporti i Fondit, mbase prekë vetëm sipërfaqen e asaj që duhet hetuar ndërsa i bën thirrje sekretarit Pompeo që të ndërmarrë disa hapa gjatë vitit 2019:”

“Pikësëpari, çështjet e pas konfliktit duhet të jenë pjesë qendrore e dialogut tonë më Beogradin. Ndonëse Serbia është përballur me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Luftë në Ish Jugosllavi për veprimet e saj në Bosnjë, nuk ka pasur një gjykatë paralele për konfliktin në Kosovë. Serbia është vend i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimorë dhe duhet të behët pjesë e Evropës. Por, druajmë se Serbia nuk do të realizojë këtë qëllim nëse nuk pranon përgjegjësinë për krimet e luftës”.

Së dyti, shkruan ligjvënësi Engel, “kërkojmë që të punoni me aleatët evropianë për këtë çështje si pjesë e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia nuk duhet të përparojë në procesin e anëtarësimit në BE derisa kriminelët serbë të luftës janë të lirë. Për të lënë prapa historinë e tmerrshme të luftës në Kosovë, viktimat e krimeve serbe duhet të shohin drejtësinë. Dështimi për ta bërë këtë lë të hapur derën për më shumë konflikte e mosmarrëveshje në rajon”.

Së fundi, shkruan në letër “ndërsa Serbia përballet me pak ose aspak rreziqe ligjore për krimet e luftës në Kosovë, është ngritur një ‘Gjykatë e Posaçme’ për të ndjekur penalisht pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mund të kenë bërë veprime të paligjshme. Ne besojmë që secili që në Kosovë ka kryer krime lufte, duhet të mbahet përgjegjës, por e ndjejmë se duhet t’u përmbahemi dy fakteve thelbësore: shërbimet ushtarake, policore dhe të zbulimit të drejtuara nga Millosheviçi, kanë kryer shumicën e krimeve gjatë luftës në Kosovë. Dhe statuti mbi të cilin është krijuar gjykata, me të drejtë nuk e përcakton se vetëm shqiptarët etnik ose pjesëtarët e UÇK-së mund të ndiqen. Përkundrazi, ligji është i paanshëm në pikëpamje etnike. Së këndejmi, nëse kjo gjykatë akuzon vetëm shqiptarët, do të shihet si një gjykatë etnike që do të njollos seriozisht drejtësinë e saj në çdo veprim të ardhshëm. Ne do të vëzhgojmë nga afër punën e Gjykatës së Posaçme për të parë se ai shmang me kujdes shënjestërimin etnik në ndjekjen penale të saj”, shkruan në letrën e zotit Engel./VOA/

 

TË LIDHURA

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

22:42 | 21/05/2025
Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare
Bota

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb
Kosovo

Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb

18:54 | 21/05/2025
Next Post
Pas sulmit kamikaz ndaj turistëve në autobus, policia egjiptiane vret 40 militantë

Pas sulmit kamikaz ndaj turistëve në autobus, policia egjiptiane vret 40 militantë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, i biri i një shkencëtari mendjendritur

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, i biri i një shkencëtari mendjendritur

Kur Ajnshtajni denoncoi terrorin serb në “New York Times”: Këta vrasës të pashpirt të albanologut Shuflaj

Kur Ajnshtajni denoncoi terrorin serb në "New York Times": Këta vrasës të pashpirt të albanologut Shuflaj

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com