Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Elbasan-Qafë Thanë, rruga tunel 5.8 kilometra, së shpejti tenderët për lotet 5 dhe 6

2 vjet ago
in Ekonomi
Elbasan-Qafë Thanë, rruga tunel 5.8 kilometra, së shpejti tenderët për lotet 5 dhe 6

Të paktën katër lote të rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë sot në faza të ndryshme të ndërtimit teksa qeveria parashikon që të hapë tenderin për dy lotet e tjera 5 dhe 6 së shpejti. Gjatë një inspektimi në lotin 3 të punimeve zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se kjo rrugë merr rëndësi të veçantë si pjesë e korridorit të VIII. Kreu i ARRSH konfirmoi se tashmë është dakordësuar pika ku do të përfundojë pjesa e rrugës në territorin Shqiptar dhe ku do ta marrë atë pala maqedonase. Gjatësia e tunelit është 5.8 kilometra i gjatë thuajse sa tuneli i Llogarsë.

“Ndodhemi sërish në korridorin 8 në segmentin e 3 të Elbasan-Qafë Thanë. Është pikëtakimi i dy segmenteve 2 dhe 3. Kemi nisur punën në segmentin 3 dhe 4 . Segmentet janë të fragmentuara për shkak të gjeologjisë. Jemi në një zonë tek Kthesa e Murrashit nga Labinot Fusha në drejtim të Librazhdit. Gjeologjia ka qëlluar e mirë por jemi terren kodrinor dhe nuk kemi komoditetin që kishim në 1-2 që ishte në shtratin e Lumit” tha Balluku.

Gjatë parashtrimit drejtori i ARRSH tha se aktualisht po o punohet me OSSH për spostimin e linjave të shpërndarjes për të hapur frontin e punës pasi janë disa prej tyre që ndodhen mbi trupin e rrugës. Ai nënvizoi se segmenti i dytë i rrugës është 3.2 kilometra me gjerësi 28 metra. Trupi i rrugës ka katër korsi dhe është një rrugë e kategorisë B dhe me shpejtësi 90kilometra në orë të lejuar por projektuar për 130 km. Në segmentin e tretë punimet nisën në dhjetor dhe është kryer një volum prej 5.5 për qind e totalit.

“ Ndërkohë që po ndërtojmë segmentin 1 dhe 2 të korridorit të 8 që nis nga Elbasani Qafë-Thanë kështu quhet projekti por do shkojmë në ndarjen e re që kemi dizajnuar dhe dakordësuar me Maqedoninë e Veriut pasi synimi është që të kemi një dalje të re që lidh vendet me një tunel dhe do jemi afërt Urës së Bushtricës. Kemi arritur një dakrodësi ku do përfundojmë ne dhe ku do ta marri ata. Kemi një tunel afërsisht me gjatësi 5.8 kilometra, i afrohet atij të Llogarasë dhe mendojmë që është pika më e mirë pasi shkurton 24 km rrugë dhe koston financiare” tha Berberi.

Ndërkohë zv.kryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se përfitimi në kohë nga ky shkurtim rrugë është i madh po të kemi parasysh që kjo rrugë është pjesë e korridorit të 8 dhe do të pasohet me veprën e re nga Elbasani në Lekaj.

“Pra tek rrethrroturllimi i Rrogozhinës ku kryqëzohet me Korridorin Blu dhe ajo që është e rëndësishme është që ne kemi mundësinë që të kemi një rrjet të plotë që do të jetë në shërbim të Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë në Strugë. Mbetet Loti i 5 dhe 6 për të cilët do të shpallim garën shumë shpejt në mënyrë që të mbyllim pjesën nga Labinoti deri në dalje të Librazhdit” tha Balluku. Loti 3 i Elbasan-Qafë Thanë është një nga ata me angazhim më të madh për shkak të një ure 300 metra të gjatë dhe 32 metra të lartë teksa do të ketë edhe dy tunele një 500 dhe një 300 metra të gjatë. Gjatë inspektimit theksi u vu tek Bypassi i Elbasanit që është një projekt tjetër që duhet të shihet me prioritet pasi lidh tre autostrada: atë nga Elbasani në Maqedoninë e Veriut, atë Tiranë-Elbasan dhe atë nga Elbasani në Rrogozhinë./Monitor

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

17:20 | 03/04/2026
Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër
Aktualitet

Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

15:47 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…
Ekonomi

Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…

12:30 | 03/04/2026
Next Post
Dhuna ndaj grave edhe online, ligj i ri dhe një aplikacion për të denoncuar rastet

Dhuna ndaj grave edhe online, ligj i ri dhe një aplikacion për të denoncuar rastet

‘E rëndë’, hëngri tiramisu në restorant, humb jetën 20-vjeçarja

‘E rëndë’, hëngri tiramisu në restorant, humb jetën 20-vjeçarja

Berisha u thirr nga SPAK për t’u marrë në pyetje, zbardhet kërkesa e plotë

Berisha u thirr nga SPAK për t’u marrë në pyetje, zbardhet kërkesa e plotë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
22:14 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin se ka 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në...

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

Miri dhe Selin vijojnë përplasjen mes tyre në spektakël, deklarata të forta nga dy banorët

22:08 | 04/04/2026
E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë…

22:07 | 04/04/2026
Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com